Lokale
Hysen Veseli nga UDSH kalon në LPD
Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), e udhëhequr nga kryetari i saj, Jonuz Musliu, njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, gjithnjë e më tepër po zgjerohet dhe freskohet me anëtarë të rinj.
Rasti i fundit është shënuar të premten pasi është zyrtarizuar kalimi i Hysen Veselit në Lëvizjen e Progresit Demokratik.
Veseli, kryetar i nëndegës së Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në fshatin Nesalcë të komunës së Bujanocit, njëherit edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie në nivel qendror, ka aderuar në LPD, transmeton Titulli njoftimin e këtij subjekti shqiptar me seli në Bujanoc.
“Lëvizja e Progresit Demokratik është një subjekt politik i hapur për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të anëtarësohen dhe të japin kontributin e tyre për një Bujanoc ndryshe, për një Luginë me vizion të qartë drejt realizimit të kërkesave legjitime në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, shëndetësisë etj”, thuhet në njoftimin e LPD-së./Titulli.com/
___________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!