Lokale
“Horizonti” përmbyll edhe një vit të suksesshëm
Organizata Kulturore e Humanitare “Horizonti” ka përmbyllur edhe një vit me suksese të punës përkrah nevojtarëve, të cilëve në momentet më të vështira u ka dalëur në ndihmë.
Kryesia e Organizatës Kulturore e Humanitare “Horizonti” nga Bujanoci në takimin vjetor të punës së organizatës kanë vlersuar të suksesëshëm aktivitet që kanë bërë gjatë viti që po e lëmë dhe ndërkohë kanë paraqitur planet për vitin e ardhëshëm.
Me këtë rast, kryetari i OKH-së “Horizonti” Rijad Demiri është shprehur i kënaqur me aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013.
Demiri tha se misioni i kësaj organizate edhe në të ardhmen do të jetë humanitar e kulturorë , ndërsa duke i falënderuar donatorët që kanë ndihmuar këtë shoqatë, ka rikujtuar se ishin këta që i dhanë forcë shtytëse realizimit të projekteve.
[caption id="attachment_101039" align="alignleft" width="273"] kryetarii OKH-së “Horizonti” Rijad Demiri[/caption]
"Gjatë vitit që po e lëmë pas Horizonti ka realizuar një sërë aktivitetesh.Duke e falëndeuar qendrën Islame “Ballkan” nga Mynihu, pastaj Qendrën Islame Shqiptare nga Shtutgardi të cilët kanë sjellur therjen e kurbanëve në Luginë të Preshevës", tha Demiri
Sipas Demirit gjëtë këti viti ka realizuar edhe projekte të tjera humanitare të cilët janë financuar nga vëllezërit tanë nga komuna e Bujanocit e të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Turqisë duke vazhduar ai se ka realizuar edhe projekte kulturore të cilat janë financuara nga buxheti komunal dhe Këshilli Koordinues.
"Ndëkohë që nuk duhet harruar as projektin humanitar me të cilin janë ndihmuar familjet në nevojë me veshmbathje, ndihma këto të dhuruara nga shoqata gjermane AWO", theksoi mes tjerash Kryetari i Horizontit Rijad Demiri.
Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti ” është një shoqatë jo-fitimprurëse, e themeluar për një periudhë të pacaktuar kohore për të arritur objektivat në fushat e kulturës, arsimit, informimit , dhe humanitetit.
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!