Arifi: Bujanoci po zhvillohet, realizuam shumë projekte gjatë vitit 2013
Lokale

Arifi: Bujanoci po zhvillohet, realizuam shumë projekte gjatë vitit 2013

27.Dec.2013 15:47
0
Të arriturat e qeverisjes lokale të Bujanocit gjatë vitit 2013 janë prezantuar në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, projektet e realizuara janë vlerësuar afro 160 milion dinarë investime në fusha të ndryshme. Kryetari i komunës së Bujanocit,  Nagip Arifi është shprehur i kënaqur me realizimin e objektivave që ka  pasur komuna gjatë vitit 2013 dhe ka kërkuar që rinia të jetë më aktive drejt qëllimeve të përbashkëta ekonomike. Arifi-konferenca-2 “Ne jemi munduar që me mundësit e kapacitetet tona njerëzore dhe teknike të bëjmë të pamundurën që prioritetet tona t’i realizojmë, andaj viti 2013 ishte një vit i suksesshëm për vitin 2013”, tha në konferencën për gazetar, Nagip Arifi, raporton Titulli. Sipas Arifit komuna e Bujanocit është duke punuar intenzivisht drejt zhvillimit ekonomik lokal dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. “Zyra për Zhvillim Ekonomik lokal është duke bërë një punë të shkëlqyeshme për prezantimin e komunës sonë si një mjedis të favorshëm për investime dhe që administrata komunale ofron lehtësira administrative dhe ndihmesa në mjete financiare për çdo investitor”, tha Arifi. Ndërsa edhe zëvendës kryetari i komunës, Stojança Arsiq ka vlerësuar se administrata komunale është duke punuar për riaktivizimin e plotë të ndërmarrjes punuese “Gumoplastika” që do të ndikojë në uljen e papunësisë të qytetarëve lokal. Arsiq deklaroi se qeverisja multietnike lokale po ndikon në rritjen e përgjegjësisë në punën e administratës dhe se është punuar në përmirësimin e infrastrukturës në territorin e komunës së Bujanocit. Arifi-konferenca-3 Ndërsa edhe kryetari Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu është shprehur i kënaqur me projektet që janë realizuar gjatë vitit 2013. “Ne i dimë mundësit e zhvillimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tonë, por megjithatë kemi punuar për të ndryshuar gjendjen e rëndë që po mbretëron në komunën e Bujanocit”, theksoi Musliu. Brengë e qeverisjes lokale mbetet mos interesimi të rinjve për të kontribuuar në vet krijimin e vendeve të reja të punës përmes projekteve të ndryshme që ndihmohen nga pushteti lokal, organizatat ndërkombëtare dhe qeverisja qendrore. Qeverisja lokale e Bujanocit në konferencën për gazetarë është zotuar se në vitin 2014 do të ndryshoj qasja ndaj shfrytëzimit të mjeteve financiare nga sektori joqeveritarë, klubet sportive dhe ndërmarrjet publike komunale./Titulli.com/   ___________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
LMT nuk i harron tërnocasit, ndanë ndihma për 21 familje (foto)
Hysen Veseli nga UDSH kalon në LPD
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration