Lokale
Fushata kundër mjeteve piroteknike, nisin rezultatet pozitive
Aksioni sensibilizues njëjavorë i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc rreth vetëdijesimit të fëmijëve nga pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike, sot është përmbyllur me ligjëratën e zhvilluar para nxënësve të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Një aksion i tillë i Shtëpisë së Kulturës i iniciuar nga aktivisti Nagip Taipi, cysh në përfundimi të tij po jep rezultatet, duke arrit pjesërisht qëllimin e aksionit.
Kanë qenë vet shitësit e këtyre mjeteve piroteknike (petardëve, fishekzjarrëve) që e kanë konfirmuar rënien e shitjes së këtyre mjeteve për dallim nga viti i kaluar.
Edhe pse me anonimitet shitësit në sheshin “Karagjorgje Petroviq” në Bujanoc deklaruan se shitja ka rënë, ku një ndër faktorët e rënies së shitjes sipas tyre është gjendja e rëndë ekonomike.
Sensibilizimi njëjavor i opinionit si duket nuk ka vlejt edhe për disa shitës të cilët sot janë parë duke i shitur mjete piroteknike (petarde) fëmijëve të moshës së mitur, edhe pse në ambalazhin e këtyre mjeteve shpërthyese shkruan qartë se një përdorimi i tyre nën moshën 18 vjeçare është i ndaluar.
Se sa do të ndikojë në vetëdijesimin e opinionit në përdorimin e mjeteve piroteknike nga fëmijët e moshës së mitur do t'ia lëmë kohës, por ajo që duhet vlerësuar është aksioni sensibilizues i cili është marrë me një iniciativë vullnetare.
Gjatë javës sensibilizuese “Me artë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike” është realizuar një klip televiziv, më pas është mbajtur shfaqja teatrale në shtëpinë e kulturës, ndërsa janë mbajtur edhe ligjërata në shkollat fillore në Bujanoc dhe Tërnoc nga mjeku Mejdi Zeqiri./Titulli.com/
http://youtu.be/gUVzxM-TB-Y
____________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!