Historike: Rama flet nga Beogradi,  promblemet e shqiptarëve në Luginë do të zgjidhen
Lokale

Historike: Rama flet nga Beogradi, promblemet e shqiptarëve në Luginë do të zgjidhen

10.Nov.2014 21:53
0
Edi Rama gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd ka thënë se Shqipëria dëshiron të jetë një shok i mirë i Serbisë dhe do të bëjë gjithçka që ashtu të ndodhë.

“Do të jetë e vështirë, por sa më e vështirë do të jetë,  shoqërimi  do të bëhet ma i  fortë”, deklaroi Rama.

Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, pjesëmarrës në këtë diskutim tha se shpreson që kjo vizitë vërtet do të jetë historike dhe është shprehur i kënaqur së ka dëgjuar nga të dy kryeministrat që ka folur për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Halimi e ka shprehur edhe pyetjen se kur dhe sa shpejt do të zgjidhen në mënyrë efikase problemet e qytetarëve lokal, shkruan Titulli.

Lidhur me këtë Edi Rama është përgjigjur se pas bisedimeve me Aleksandër Vuçiq është i bindur se problemet do të zgjidhen dhe ka theksuar se obligimi i tij kushtetues është që të dëgjojë zërin e çdo shqiptari në cilin do shtet që jeton por gjithashtu të respektojnë kushtetutën e shtetit ku jetojnë.

Kori  Udoviçki, zëvendëskryeministre e Serbisë lidhur me problemet e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet tha se Këshillat Nacionale të pakicave ekzistojnë dhe shërbejnë për përmirësimin e të drejtave të tyre gjithashtu edhe lidhjen kulturore dhe ekonomike më shtetin amë.

Gjatë këtij diskutimi ishin të pranishëm përfaqësues të lartë politikë ndërkombëtarë në Serbi, organizata vendore që ndihmojnë demokratizimin e rendit shoqëror në vend si dhe deputetët shqiptarë nga Lugina, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi./Titulli.com/

Lirohen të arrestuarit e Preshevës
Presheva shpall qytetarë nderi kryeministrin Edi Rama, qyteti pa flamuj e me polici
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration