Presheva shpall qytetarë nderi kryeministrin Edi Rama, qyteti pa flamuj e me polici
Lokale

Presheva shpall qytetarë nderi kryeministrin Edi Rama, qyteti pa flamuj e me polici

11.Nov.2014 08:59
0

Kuvendi komunal në Preshevë ka shpallur Edi Ramën qytetar nderi të komunës së Preshevës kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

 

 

(10:30) Në këtë seancë të jashtëzakonshme ku kanë qenë prezent 33 këshilltarë ku kanë votuar unaniminisht,m gjithashtu të pranishëm knë qenë edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, Nagip Arifi kryetar i Bujanocit dhe Jonuz Musliu.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës.  Ndërsa autobusi i gazetarëve që shoqëron kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij në Preshevë është bllokuar në autostradën që të çon drejt Preshevës.
Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20.

 

Dëshmitarët okular i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë.

Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës.

Përndryshe, në Preshevë po mbretëron atmosferë e qetë, përderisa policia thuajse gjendet në të gjitha vendet ku parashihet të kalojë e qëndrojë kryeministri Edi Rama, sidomos në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. /Titulli.com/

Historike: Rama flet nga Beogradi, promblemet e shqiptarëve në Luginë do të zgjidhen
Rama: Faktori politik shqiptar i Luginës unik për t'i adresuar problemet në vendin e duhur (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration