Lirohen të arrestuarit e Preshevës
Janë liruar nga stacioni policor në Preshevë personat e thirrur për vendosjen e flamujve kombëtarë në shtyllat e rrugëve kryesore të këtij qyteti të banuar kryesisht me shqiptar.
Arrestimi ishte bërë gjatë mbrëmjes së sotme, në prag të përgatitjeve për mikpritje të kryeministrit Edi Rama.
Nuk ka informacione zyrtare për masat e ndërmarra të policisë ndaj personave shqiptarë të ndaluar në këtë aksion, që vijnë nga kompania “Rrufeja” si dhe përgjegjësit nga administrate komunale e Preshevës, për dekorimin e rrugëve me flamuj kombëtar./Titulli.com/
********************************************************************************************************************************
Rama: Arrestimet në Preshevë, tregues se nuk janë çliruar nga hija
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një paraqitje drejtpërdrejt para ndërtesës së Bashkisë së Beogradit, ka thënë se kapja për flamurin tregon se nuk çlirohesh nga hija jote.
Rama, këto komente i bëri gjatë lidhjes drejtpërdrejtë në emisionin “Shqip” të Top Channel, kur u pyet nga gazetari se si komenton arrestimin e sotëm në Preshevë për vendosjen e flamujve kombëtar.
“Të kapesh me flamurin e tjetrit donë të thotë që të mos çlirohesh nga hija jote”, u shpreh Rama. Ai tha se para vizitës së të martës në Preshevë, ndjehet i privilegjuar që si kryeministër do të qëndrojë në këtë rajon. Kryeministri theksoi se vizita në Preshevë do të jetë emocionuese. /Titulli.com/
*************************************************************************************************************************************
Preshevë: Arrestohet se vendoste flamuj kombëtar (foto)
Pronari i kompanisë “Rrufeja” në Preshevë është arrestuar nga policia serbe gjatë kohës që në këtë qytet po vendoseshin flamuj për zbukurimin e qytetit, një ditë para arritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Dekorimi i rrugëve të qytetit me flamuj kuq e zi për të pritur kryeministrin, janë ndërprerë, pas marrjes në pyetje nga policia të pronarit të kompanisë “Rrufeja”.
Kjo kompani në pronësi të saj kishte kamionë të përshtatshëm për vendosjen e flamurëve në shtylla.
Deri tani autoritetet nuk kanë dalë me informacione rreth arrestimit në fjalë, përderisa gazetari i portalit informativ Titulli.com ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë aksion policor për heqjen e flamujve tashmë të vendosur, përveç ndërprerjes së vendosjes së flamujve të ri. /Titulli.com/