titulli.com
Lokale

“Vatra” nga Gjilani i dërgon selame qeverisë së Kosovës

26.Apr.2013 14:04
0
Gjendja e shqiptarëve të Kosovës Lindore është e mjerueshme, sepse shqiptarët ende janë duke përjetuar pushtetin antishqiptar serb, ku po diskriminohen në të gjitha fushat e jetës: po burgosen pa faj, dëbohen nga shtëpitë tyre, po diskriminohen  në punësim, arsim, kulturë, shëndetësi, biznes, thuhet në kumtesën e Shoqatës së të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra’' me seli në Gjilan.  Vatra shton se duke pasur parasysh këtë gjendje, duhet që edhe Kosova, me mundësitë e veta të interesohet më shumë, duke kërkuar e sensibilizuar para ndërkombëtarëve çështjen e pazgjidhur të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por edhe duke iu ndihmuar drejtpërdrejtë  komunave shqiptare në forma të ndryshme.  Njëra nga këto forma është edhe hapja e një Zyre Koordinuese, Agjenci  apo Ministri për Kosovën Lindore në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, Shoqata “Vatra”, të ndjekurit nga Kosova Lindore dhe të gjithë shqiptarët që janë duke jetuar në këto tri komuna kërkojmë, që sa më shpejt të futet në rend të ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës: hapja e Zyrës Koordinuese, Agjencisë apo Ministrisë për Kosovën Lindore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të merret vendim për funksionalizimin e saj, ngase të gjithë faktorët relevant edhe më herët kishin dhënë mendime pozitive për këtë ide shumë të domosdoshme. Ne do të tentojmë të takohemi me liderët e të gjitha partive parlamentarëve, për ti njoftuar dhe kërkuar përkrahje në faktorizimin e çështjes së pazgjidhur dhe jetësimin e kërkesës sonë për hapjen e zyrës, potencon në kumtesë Vatrës./Titulli.com/
Edhe Lugina do marrëveshje...
Hakerët ultimatum politikanëve të Luginës, “do të publikojmë dokumente sekrete”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration