Foto me Gold AG, kreu i Preshevës reagon ndaj Valon Sylës duke e quajtur “pseudo-gazetar” e “të paguar
Lokale

Foto me Gold AG, kreu i Preshevës reagon ndaj Valon Sylës duke e quajtur “pseudo-gazetar” e “të paguar

24.Dec.2020 11:32
0

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, me një fotografi me këngëtarin Gold AG e ka sulmuar gazetarin Valon Syla, duke e quajtur “pseudo-gazetar” e “të paguar”.

Arifi ka thënë se Syla ka prodhuar shpifje ndaj tij, ndërsa ka shkruar se është krenar që është “prodhim” i diasporës.

“Ndihem krenar kur anatemohem nga pseudo-gazetar të paguar për qëllime destruktive duke diferencuar dhe përçarë. Unë nuk e njoh atë, kurrë nuk e kam takuar, e në fakt ai ka prodhuar shpifje pas shpifjeve me pagesë kundër meje në pamfletën e tij. Babai, nëna, gjyshi, gjyshja ime dhe gjithë paraardhësit e mi dem baba dem janë Shqiptarë, ndërsa unë jam krenar që jam “prodhim” i Diasporës Shqiptare. Prindërit e mi nuk harruan kurrë dashurinë për vendlindjen dhe më pagëzuan pastër me emrin Shqipërim. Diaspora është zemra e Kosovës, Shqipërisë, Luginës së Preshevës. Pa zemër nuk ka jetë; kaq e thjeshtë është kjo! Kot e keni përçarjen në mes “atyre” dhe “ne”, sepse ne jemi NJË”, ka shkruar Arifi.

E krejt në fund, ai e ka shkruar edhe një fjali kundër dhunës.

“PS. Thuaj Jo dhunës!”.

Gazetari Valon Syla edhe më herët kishte pasur përplasje me kryetarin e Preshevës, që bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka futur në një ‘thes’, duke i kritikuar ashpër.

Pasi i kritikoi disa mërgimtarë, gazetari Valon Syla u rrah të martën nga një person. Për sulmuesin, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Koment: Pse Nagip Arifi u “dorëzua” para përfituesve të heshtur medial në Bujanoc?
Nis zyrtarisht vaksinimi ndaj Covid19 në Serbi: Brnabiq e para pranoi dozën e Pfizer (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration