Koment: Pse Nagip Arifi u “dorëzua” para përfituesve të heshtur medial në Bujanoc?
Lokale

Koment: Pse Nagip Arifi u “dorëzua” para përfituesve të heshtur medial në Bujanoc?

24.Dec.2020 08:46
0

Javën e kaluar kuvendi komunal i komunës së Bujanocit me votimin e rishikimit të buxhetit zhvendosi edhe buxhetin për financimin e projekteve në fushën e informimit dhe interesit publik për vitin 2020.

Gjatë prezantimeve mediale lokale dhe në kuvendin komunal, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi paraqiti disa të dhëna se cilat media lokale kanë marrë buxhet pa konkurs në vitin 2020 që arrinë shifrën afro 3 milion dinarë.

Arifi me një krenari të tepruar për një audiencë militantësh tha se mjetet do të planifikohen  për vitin 2021 dhe veprimi i tij ka dëmtuar më shumë mediat lokale në gjuhën shqipe që nuk kanë marrë ndihmë as nga buxheti shtetërorë e as nga qeverisja e Kamberit që financoi media të preferuara apo të porositura.

Nagip Arifi që nga ardhja në pushtet këtë vit me një shumicë shqiptare është duke u përballur edhe me anulimin e disa kontratave që janë nënshkruar për financimin e disa mediave të porositura nga qeverisja Kamberi dhe sipas deklaratave po vazhdon procesi gjyqësorë.

Anulimi i financimit të projekteve mediale në komunën e Bujanocit për vitin 2020 mundë të shihet edhe si një “frikë” dhe dorëzim i Nagip Arifit nga “përfituesit e heshtur nëntokësorë të parasë publike mediale” në komunën e Bujanocit.

Arifi me një prezantim në kuvend në një farë forme edhe ka amnestuar “përfituesit” dhe ka dëmtuar mediat tjera lokale në gjuhën shqipe duke mos shpërnda buxhet për vitin 2020 në kohën më të vështirë të pandemisë me Covid-19.

Redaksia e Titulli.com një nga mediat lokale në gjuhën shqipe në Bujanoc vlerëson se ka dyshime se gjatë 2 viteve të fundit një “grup i organizuar” po vepron  sukseshëm në misionin e shuarjes së medias lokale shqipe dhe instalimin e redaksive shqip nga mediat në gjuhën serbe (vlerësojeni vet: më shumë tekste dhe deklarata për shqiptarët në Luginë ka nga mediat serbe të cilat përkthehen në shqip…?)

Faktet e terrenit po tregojnë se për shkatërrimin e mediave ne gjuhën shqipe po përdoret strategjia e njëjtë shtetërore që po aplikohet duke e ndalë financimin dhe shkatërrimi i tyre bëhet si bombë e kurdisur (apo kanë ditët e numëruara).

Gjithashtu është shqetësues fakti se nga buxhetet publike po financohen media fantome dhe politika shqiptare në forma të ndryshme organizative dhe financiare po stimulon hapjen e sa më shumë portaleve nga diletant të gazetarisë që shumicën e kanë propagandë dhe dezinformata.

Titulli.com nuk është e vetmi medium shqip por deri më tani ka realizuar projekte që kanë të bëjnë direkt avancimin e pozitës shqiptare në këtë rajon, me zhvillimin e demokracisë në nivel lokal si dhe ngritjen e vetëdijës për të promovuar fjalën e lirë dhe mendimin kritik ndaj problemeve të shoqërisë e padrejtësive që po bëhen ndaj pakicës shqiptare.

Koment i redaksisë së Titulli.com

Foto me Gold AG, kreu i Preshevës reagon ndaj Valon Sylës duke e quajtur “pseudo-gazetar” e “të paguar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration