OSBE mban debat me mediat lokale të Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrës edhe gazetarë nga Bujanoci (foto)
Lokale

OSBE mban debat me mediat lokale të Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrës edhe gazetarë nga Bujanoci (foto)

01.Sep.2016 09:41
0
Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me OSBE-në në Beograd të Mërkurën në Gjilan është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën "Qëndrueshmëria e medias lokale", me pjesëmarrës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme mediale nga Kosova dhe Serbia, duke përshirë edhe media nga Bujanoci.

Tryezën e hapi Dane Koruga, udhëheqës i seksionit të Mediave, departamenti i demokratizimit të OSBE-së në Kosovë i cili tha se mediat lokale gjenden para një gjendje të rëndë financimit dhe qëndrueshmërisë në tregun medial.

Gordana Jankoviq udhëheqëse e departamentit të Medieve,  Misioni i OSBE-së në Serbi theksoi nevojën e përgatitjes së mediave lokale për sfidat që e presin në të ardhmen duke bërë përpjekje për të gjetur mënyra të qëndrueshmërisë dhe avancimit të medias lokale duke i sjellë informacione  lexuesit për aktivitet lokale.

James Lyon zyrtar i lartë i demokratizimit, Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan tha se mediet lokale mundë të bëjnë më shumë për publikun e tyre duke mos u fokusuar shumë në temat që lidhen me zhvillimet që ndodhin në qendër.

 “Unë inkurajojë mediet lokale që të punojnë dhe të krijojnë kushte financiare edhe për vete, gjithnjë duke u bazuar në kriteret etike” tha Lyon. 

Musa Sabedini kryetar i Press Clubit në Gjilan, gazetar dhe ligjërues në UBT duke folur për zhvillimin që po e përjetojnë mediet lokale në raport me publikun dhe në raport me mediet qendrore tha se personalisht është i brengosur me profesionalizmin që kanë ose që duhet të kenë disa medie lokale. 

Svetozar Rakoviq, sekretar  në Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë shpejgoi nevojën e bashkëpunimit të mediave dhe gazetarëve dhe elabori një përvojë që është bërë me realizimin e një projketi të përbashkët të gazetarëve shqiptar nga Kosova dhe atyre nga Serbia.

Edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Vojvodinës, Nedim Sejdonoviq mori pjesë në debat duke treguar rëndësinë e informacionit që sipas media lokale duhet të punojë më shumë për publikun lokal. 

Ilir Gashi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Slavko Curuvija në Beograd ka folur për përvojën që kanë mediet në Serbi dhe për mënyrën se si ato i shfrytëzojnë apo i thithin fondet. 

Jeton Ismaili nga RTV Spektri në Bujanoc ka diskutuar mbi shkëmbimet dhe programet nga këndi i përvojave dhe perspektivave duke u ankuar edhe për ngarkesat financiare që anë mediat e pakicave në Serbi. 

“Media lokale duhet të fuqizohet duke ruajtur interesin qytetarë dhe këtë mënyrë të jetë promotor i zhvillimit dhe avacimit të shoqërisë në përgjithës në lokalitetin ku funskion  Gjithashtu duke ju përbajmtur informit të saktë, objektiv të popullatës në Lugunë të Preshevës”, deklaroi Skender Saqipi, kryredaktor i Portalit Informativ Titulli në Bujanoc. 

Ardita Zejnullahu nga Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës foli më shumë për statistikat që kanë rreth të hyrave të reklamave që përfitojnë mediet lokale e që doli të jetë shumë e ulët. 

Fazli Veliu kryesues i Bordit të Institutit të Medieve të Kosovës tha se çështja e reklamës dhe marketingut është ende fushë e re dhe ende e pakoordinuar në raportit me bizneset. 

Visar Hoti nga RTV Tema në Ferizaj ka folur për rolin që kanë mediet lokale dhe për ndërhyrjet e patolerueshme që kanë bërë organet rregullative rreth frekuencave ku në këtë rast janë shkelur mediet lokale.

Qëllimi i tryezës kishte përqëllim identfikimin e gjendjes së medias lokale, qëndrueshmërisë financiare dhe zhvillimin e mëtitjeshëm profesional dhe fushës së marketingut. 

Në fundë të tryezës  organizatorët kanë vlerësuar se në nëntor të këtij viti një tryezë e këtillë do të mbahet në Bujanoc dhe në këtë mënyrë mundë të shtohet bashkëpunimi mes mediave lokale të rajonit në përballimin e sfidave të reja./Titulli.com/

 

Foto dhe një pjesë e deklaratave marrë nga rajonipress.

Fillon viti shkollor në komunën e Bujanocit, ishin 5383 nxënës dhe 628 punëtorë arsimorë (statistika)
Themelohet Qendra e Arsimit të Lartë Universitar në Luginë me seli në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration