Festat edhe të rinjtë tallava
Vështrime

Festat edhe të rinjtë tallava

29.Nov.2014 17:20
0
Flamuri u ngrit dje, flamuri u hoq sot. Normaliteti u kthye, fukarallëku, problemet u kthyen.

Shkruan: Alban Alili

Politikanët i morën poenat që i duhen me na e mashtrue edhe 1 vit tjetër, pleqtë vazhduen me kjajt Shqipërinë, e të rinjtë, të rinjtë e festuen këtë ditë si çdo sen tjetër, si dasëm, me muzikë tallava, me "origjinaljaaa", me kang të dasmave.

E festuam duke e ndëgjue "moj selvie", kang revolucionare, që ka bo shumë njerëz me mendu, a asht koha sot për me veprue për të mirë të këtij vendi.

E ,po këta të rinj që qahen se nuk ka kulturë, ishin po këta qe dëgjonin "të ka lali shpirt" e nuk erdhën për me e përcjell të vetmen gjë kulturore këtë ditë, atë të shfaqjes "EMIGRANTËT" në shtëpinë e kulturës. (Nuk me çuditë fakti që nuk ishin politikanët) Jemi po këta te rinj që më tepër arrijmë kënaqësinë me "magdalena" se sa me këngë të paktën me disa vlera kulturore, me kënge qe mundohen me i tregue problemet tona, dhe i shfaq brengat tona.

Jemi kjo shoqëria qe e ka ky vend i mjerë, i rrjepur nga ata që s’na duan, i shkërdhyer nga politikanët, dhe i harruar nga vet ata qe duhet t'a fusin ne binarë këtë vend, te rinjtë. Jemi ne ata që kalojmë ne orgazëm me këngë si "pot përbej pash perëndinë", "tumankuqe", "vin vaporat", "doli goca n'penxhere" , jemi ata që na vrasin veshin këngët e rock grupi Troja, Jericho.

Ose e rock grupeve të huaja, rap këngëtarëve që janë mundu me e zgju rininë anë e mbanë botës për të luftue për një jetë më të mirë. Por neve këto s'na bëjnë përshtypje, na bën përshtypje sa bukur është kompozuar kënga "ah dashni dashni e vjetër".

 Jemi ata që kërkojmë kulturë, por se përcjellim atë, na duket qesharake. Jemi ata që duam sport por s'mund te krijojmë një klub futbolli pa përçarje, jemi ata që duam argëtim, por aso lloj argëtimi me muzikë tallava, me muzika nga ato ku këndohen pantollonat e filanit, ose këpucët e fistekut.

Kështu e kemi ne, shoqëri "turbo-tallava". E problemet tona, problemet tona mblidhen e mblidhen, fryhen e fryhen, e as Bekim Kumanova s'do kish mund me i këndue të gjithave. Po kjo nuk ka problem, dje ishte festë, dje festuam, pimë e qeshëm, kënduam tallavanë tonë, kënduam këngët tona popullore, desh u kënaqëm me këngën "sonte kemi dasëm" për ditën e flamurit.

E sot, sot i harruam të gjitha, qahemi që s'bëhet mirë, qahemi që jemi të lënë anash, që s'ka kulturë, as art, asgjë, ama të gjitha këto i bëjmë duke qëndru në kafe, s'janë gjëra që i lypim nga njerëzit kompetent. 

E mjerimi jonë vazhdon... “Të bëhemi auto-kritik para se të kritikojmë”, thotë një fjalë.

Lugina sipas regjistrimit të vitit 1921, apo rrezikohet të mbetet pa shqiptarë?
Hasmëria mes subjekteve shqiptare në Luginë, pengesë e avancimit të të drejtave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration