Vështrime
Fenomeni i drogës në shkolla
Diçka për të cilën folet shumë, por kurrë nuk ndërmerret asgjë. Shkollat në vendin tonë të konsideruara si vende të edukimit e shkollimit, institucione arsimore po shfrytëzohen si vende të favorizuara të shpërndarësve të drogave, të cilët gjejnë në oborret e këtyre të fundit klientelën e tyre perfekte.
Shkruan: Gëzim Murati
Ndonëse fenomeni është i përhapur gjerësisht në shkolla, njëashtu nga tereni flitet për një numër në rritje të përdoruesve të drogës tek të rinjtë, në anën tjetër askush nuk merret me këtë çështje.
Të rinjtë përdorin droga për shumë arsye, përfshirë kuriozitetin, sepse u jep atyre një ndjenjë mirëqenie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur apo më thjesht, për tu ndjerë të integruar me grupin.
Këta të rinj, mbasi kanë provuar drogën, do të ndalojnë apo do të vazhdojnë ta përdorin rall, pa pasur probleme të rëndësishme, të tjerët do të zhvillojnë një dipendencë, dukë përdorur droga përherë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek të tjerët, potencialisht të varur.
Përdorimi i duhanit dhe alkoolit nuk duhet të nënvlerësohet, sepse mund të konsiderohen si ura për të kaluar në përdorimin e drogave.
Deri sa organet kompetete vijojnë gjumin, neve na mbetet aktualizimi i problemit, përkujdesja e shtuar e prindërve ndaj fëmijëve, si dhe njoftimi i të rinjëve me pasojat e përdorimit të drogës.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!