Fakulteti ekonomik në Bujanoc, pranon 86 studentë
Intervista

Fakulteti ekonomik në Bujanoc, pranon 86 studentë

08.Sep.2013 15:57
0
Ermal Rexhepi,  koordinator në Fakultetin Ekonomik të Suboticës-dega në Bujanoc,në një  intervistë për portalin informativ Titulli,  thotë se interesimi për të studiuar është i madh dhe se është bërë kërkesa para një viti edhe për hapjen e dy degëve të tjera në këtë universitet, por ende nuk është marrë përgjigje përderisa duhet marrë Aktvendim Komisioni për Akreditimin e drejtimeve Studimore. Sipas Rexhepit intersimi për degën e Marketingut është po thuajse i njejtë me vitit e kaluara, ndërsa këtë vitë janë regjistruar 86 student, pre tyre 69 janë futur në buxhet të fakultetit.   Sa është interesimi i studentëve shqiptarë për t’u regjistruar (këtë vit) në fakultetin ekonomik dega në Bujanoc? Rexhepi: Gjatë tre viteve prej kur është hapur dega e fakultet ekonomik të Suboticës në Bujanoc, drejtimi Marketing interesimi është mjafjt i madh, cdo vit kemi rritje të numrit studentëve që tregon fakti se çdo vit është plotësuar kuota buxhetore. Sa studentë financohen nga buxheti i fakultetit? [caption id="attachment_87428" align="alignleft" width="300"]Ermal Rexhepi,  koordinator në Fakultetin Ekonomik të Suboticës-dega në Bujanoc Ermal Rexhepi, koordinator në Fakultetin Ekonomik të Suboticës-dega në Bujanoc[/caption] Rexhepi: Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc çdo vit pranon 69 studentë në buxhet, ndërkaq këtë vit janë regjistruar deri më tani 86 student, 42 shqiptar, 43 serb dhe një rom. Perfaqësuesit e fakultetit gjatë prezantimit të programit për këtë vit, kanë deklaruar se do të hapen dhe degë tjera, akoma nuk ka lëvizje në këtë dejtim, cila është arsyeja? Rexhepi: Fakulteti ekonomik i Suboticës para një viti ka dorëzuar kërkesën për akreditimin edhe të dy drejtimeve të reja, si Agrobiznes dhe Banka, dhe Financa dhe Sigurime. Mirëpo ende nuk kemi marrë Aktvendimin prej Komisionit për akreditimin e drejtimeve studimore. Interesimi i studentëve për këtë degë (Marketing) është në renie apo në ngritje? Rexhepi: Interesimi i studeteve për regjistrimi është gati se i njejt prej vitit të parë kur është hapur kjo degë në qytetin tonë. Kur është afati i fundit për regjistrim në fakultet? Rexhepi: Afati i fundit për aplikim ka qenë me 5 dhe 6 shtator ndërsa regjistrimi do të bëhet në mes të shtatorit. Nga furnizoheni me literaturë për studentët dhe ku? Rexhepi: Fakulteti ekonomik i Suboticës ka siguruar literaturën në gjuhën serbe literaturën e njejtë të cilën studentët e shfrytëzojnë në Suboticë dhe në Novi Sad, kurse në gjuhën shqipe, librat jane perkthyer nga Trupi Koordinues. Sa lëndë ligjerohen në gjuhen shqipe dhe sa në gjuhën serbe, si i ndjekin sutdentët ligjeratat me përkthyes apo pa përkthyes? Rexhepi: 30% e lëndëve mësohen në gjuhën shqipe, mirëpo në disa lëndë ka edhe asistent të cilët i mbajnë ushtrimet në gjuhen shqipe. Në raste kur ka nevojë kemi edhe përkthyes simultan. A ka të interesuar profesor të diplomuar dhe adekuat për ligjerim nga komuna e Bujanocit? Rexhepi: Ka profesor të interesuar për angazhim, mirëpo tash fakulteti ekonomik i Suboticës ka marrëveshje bashkepunimi me Universitetin shtetëror të Tetoves. Profesorët e Tetoves i mbulojnë ligjeratat në gjuhën shqipe.   Intervistën e realizoi: Valon Begzadi/Titulli.com/
Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe
Një modele nga Lugina që synon famën e Merlin Monros
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration