Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe
Intervista

Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe

20.Sep.2013 01:09
0
Konkursi i hapur nga Trupi Koordinues i “Shkollës së gjuhës serbe” ka  hasur në interesimin e të rinjtë shqiptar që dëshirojnë të pasurojnë “fjalorin” e tyre edhe me një gjuhë. Gjatë një interviste për Titullin, këshilltarja e drejtoreshës për shërbim nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milica Rodic, kemi mësuar se kjo shkollë do të fillojë nga muaji tetor dhe se do të zgjasë për gjashtë muaj. Afati i fundit për të aplikuar  është  4 tetori, ndërsa pas një testi kandidatët do të ndahen në grupe, sipas nivelit të njohjes së gjuhës serbe. Në “Shkollën e gjuhës serbe” do të pranohen gjithsejtë 200 kandidatë të moshave të ndryshme. Ky projekt i Trupit Koordinues mbështetet nga Ambasada e Britanisë së Madhe derisa ky është viti i dytë që zbatohet. Vitin e kaluar në këtë shkollë u paraqitën 400 kandidatë.   Titulli: Sa kanë qenë të interesuar të rinjtë dhe sa mendoni se do të paraqiten këtë vit? [caption id="attachment_89314" align="alignleft" width="216"]Milica Rodic Milica Rodic[/caption] Milica Rodic:   Këtë vit Shërbimi i Trupit Koordinues do të organizojë shkollën e gjuhës serbe për 200 pjesëmarrës. Duke e marrë parasysh që vitin e kaluar ka pasur shumë aplikacione nga ata që nuk i kanë përmbushur kriteriumet sa i përket viteve, këtë vit të gjithë të interesuarit, pa dallim moshe, mund të paraqiten. Pasi që një numër i madh i atyre që vitin e kaluar e kishin ndjekur shkollën e gjuhës serbe, janë të interesuar që edhe këtë vit ta vazhdojnë, të gjithë ata do të munden të regjistrohen në shkollë dhe të vazhdojnë përvetësimin e gjuhës serbe. Gjatë vitit të kaluar pjesëmarrësit e „Shkollës së gjuhës serbe“ kanë treguar interesim dhe përkushtim të madh gjatë shtatë muajve, sa edhe ka zgjatur shkolla. Ata kanë qenë të angazhuar përgjatë çdo vikendi, përgjatë ndjekjes së orëve të gjuhës serbe, duke kryer detyrat e shtëpisë të cilët i kanë dhënë profesoreshat. Kjo është indikator i dëshirës së tyre për mësim dhe përsosje. Për përkushtimin e tyre meritat i bartin edhe profesoreshat e gjuhës serbe së bashku me asistentët lokal, të cilët janë munduar që gjuhën të ua mësojnë në mënyrë jo të zakonshme, që çdo orë të jetë dinamike dhe me përmbajtje të plotë. Përkrah librit të domosdoshëm, pjesëmarrësit kanë mësuar edhe nga librat tjera, kanë pasur mundësi që të njoftohen edhe me përmbajtje tjera, të mësojnë rreth mitologjisë greke etj. Ata kanë shkruar përmbajtje të ndryshme, tekste për revista dhe kanë vizatuar stripe.  Një mënyrë e këtillë e punës favorizon të rinjtë dhe sjell freski dhe dinamikë në metodologjinë e mësimdhënies.   Titulli: Si ka qenë shkolla vitin e kaluar, cilat janë rezultatet?  Milica Rodic:   Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë Madhe, vitin e kaluar, për herë të parë ka organizuar „Shkollën e gjuhës serbe“ pa pagesë, për të rinjët e bashkësisë shqiptare, të moshave të ndryshme nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit. Në bazë të projektit, në fillim, është paraparë që shkollën ta ndjekin 160 pjesëmarrës, por për shkak të interesimit të madh për ndjekjen e „Shkollë së gjuhës serbe“, numri është rritur. Gati 400 kandidat janë paraqitur, prej të cilëve 370 iu kanë nënshtruar testit fillestar në bazë të së cilit është përcaktuar gjendja e njohjes dhe kuptimit të gjuhës serbe. Në bazë të testit janë përpiluar edhe grupet. Kandidatët janë ndarë në dy grupe fillestare – grupi fillestar 1 dhe 2. Disa prej kandidatëve të cilët janë paraqitur në konkurs dhe kan pasur më pak se 15, respektivisht më shumë se 30 vjeç, duke u mbështetur në kriteriumet e parapara me konkurs, nuk kanë mundur që të i ndjekin orët e gjuhës serbe. Gjithsejtë 310 kandidatë janë regjistruar në „Shkollën e gjuhës serbe“. Në testin e parë është vërtetuar se që në të dy komunat ka më shumë grupe të nivelit fillestar 1. Në të dy komunat janë formuar nga një grup pjesëmarrësish të cilët kanë treguar nivel më të lartë të njohjes së gjuhës serbe. Në mënyrë që secili pjesëmarrës të arrij të përparoj në njohjen e gjuhës serbe, dhe që profesoreshat të jenë në gjendje të i ndihmojnë secilit prej tyre, ka qenë e domosdoshme që të formohen grupe të vogla dhe efikase. Duke e marrë parasysh këtë dukuri, secila grup ka numëruar nga 20 pjesëmarrës. Për të gjithë pjesëmarrësit, Shërbimi i Trupit Koordinues ka siguruar tekstet pa pagesë. Përmes prokurimit publik është zgjidhur shkolla e gjuhëve nga Nishi, 4 profesoreshat e së cilës shkollë kanë ardhur çdo vikend në Bujanoc dhe Preshevë. Janë zgjedhur edhe 4 asistentë lokal nga bashkësia shqiptare, të cilët i kanë ndihmuar profesoreshat përgjatë mësimdhënies. Pjesëmarrësit përgjatë 7 muajve iu kanë nënshtruar testeve të ndryshëm në mënyrë që të vërtetohet niveli i dijes së arritur. Testi i dytë është realizuar në mes të projektit, pas 3.5 muajve. Shumica e pjesëmarrësve në test kanë treguar se kanë arritur të mësojnë gjuhën serbe dhe në këtë mënyrë atyre iu është dhënë mundësia që të kalojnë në nivel më të lartë. Testi i fundit është realizuar në fund të projektit, dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyeshëm. Kjo njëherit është edhe dëshmi e angazhimit të këtyre njerëzve të rinj për mësuarjen e gjuhës serbe.   Titulli: Sa do të zgjasë shkolla dhe kur fillon? Milica Rodic:   Shkolla do të zgjasë gjashtë muaj, nga tetori 2013 deri në mars të vitit 2014. Të gjithë kandidatët e paraqitur do të i nënshtrohen testit fillestar, me anë të së cilit do të vërtetohet njohja e gjuhës serbe, dhe për këtë kandidatët do të jenë të njoftuar me kohë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 4 tetor, të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Zyret e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
Filmi shqiptaro-zviceran me xhirime në Zvicër, Kosovë e Luginë
Fakulteti ekonomik në Bujanoc, pranon 86 studentë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration