Një modele nga Lugina që synon famën e Merlin Monros
Shqiptarja, 17 vjeçare Emine Gashi qe pozon për kompaninë e njohur H&M vazhdon studimet në Suedi dhe vjen nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, ajo njihet me emrin Emmy Gashi. Sukses i saj ne fushën e modës konsiderohet edhe pasuri e kulturës së vendit prej nga vjen. Shumë media kombëtare dhe të huaja kanë shkruar për Emmy dhe ajo që është më mbresëlënëse se në çdo intervistë e përmend se është nga Lugina. Emyy është një nga ato femrat që përveq bukurisë shquhet edhe për zgjuaresinë edhe shpirtin e madh prej një artisteje. Tek sa po i parashtronim disa pyetje ajo gjatë bisedës na bëri të kuptojmë se mbi të gjitha ajo se harron kurrë faktin se të jesh me këmbë në tokë është qelësi i suksesit në çdo aspekt. Gjatë një intervsite të realizuar për Titullin përmese rrjetit social facebook ajo shpjegon të arriturat dhe planet e saja ne fushën e modës dhe gjithashtu ajo ka “Fan-Page” ku të të gjithë simpatizuesit e saj mundë t’i shkruajnë. Përshëndetje Emmy dhe të falënderojmë që pranove të japësh një intervistë për portalin tonë Titulli? Emmy: Përshëndetje,kënaqesia është totalisht e imja. Faleminderit shumë që po më respektoni më këtë intervistë Për të gjithë që nuk të njohin aq mir mundë të na tregosh diçka rreth vetes tënde dhe rreth hyrjes tënde në skenën e Modës? Emmy: Jam 17 vjeçe... E lindur edhe thuaj se e rritur në fshatin më piktoresk në botë të quajtur Tërnoc. Hyrja në fushën e modës ka qenë paksa e papritur ngase ishte mësuesja ime që kishte fol me pronarin e H &M duke e bindur ate se ja vleja të isha pjesë e kampanjës së reklamës vjeshtë/dimër 2013. Me ca fotosesione të zhvilluara arrita tjem pjesë e këtij eventi me gjithë ato vajza të zgjuara e të bukura prapa. Mundë të na tregosh se kush ishte inspirimi yt që ti të futesh në këtë fush dhe kush të ka përkrahur për këto që kë ndërrmarrë? Emmy: Atëherë ,inspirimi im më i madh ndërkohe është edhe besoj se do jetë këngetarja atraktive Genta Ismajli. Përkrahjen më të madhe kam pasur nga familja,veqanërisht nga im vella të cilit edhe ia dedikoj gjithë. Jeni shqiptarja e parë dhe e vetme njëher për njëherë që pozoni për H&M, sa ju bënë kjo krenare ? Emmy: Fakti që jam e para s’do të thotë që do jem e vetmja..Jam thjesht krenare që kam realizuar diçka që e kam patur synim si e vogël . Thuhet se Fanny Månson, fotografe shumë e njohur në Evropë ka thënë që Emyy është diçka që nuk është femra më e bukur në bote po do prek sukseset e Merlin Monro në Suedi po të vazhdoni me të njëjtën tempo origjinaliteti dhe mirësie? Emmy:Aahahhaa,sa të zotë që jeni juve, komplimente bëni shumë punë të mirë kur bie fjala për infot e sakta. Fannyn e kam bërë shoqe edhe po kjo që po thoni ka qenë edhe status i saj që ka të bëjë diçka me një bisedë tonën që po bënim edhe një asistent i saj ma tha mua ktë gjë, asaj i pelqeu dhe ma tha mua uroj edhe shpresoj shumë që kjo gjë të më realizohet. Se kur Fanyy e thot kjo gjë bëhet realitet kështu kam kuptuar me të tjerë që kanë punuar me te. Kemi degjuar se së fundmi ke pozuar për stilistin e njohur Josef, ku edhe ju vet keni postuar një foto në instagram me stilistin në fjalë..nese po, për çfarë bëhet fjalë edhe si u be që të jesh pjesë e kompanisë së tij të madhe? Emmy: Po...Isha në një klub nate me vëllain edhe erdhi Josefi edhe më pyeti nëse doja të bëja biznis me te. Foli edhe me vëllaun i cili eshte menagjer i imi edhe ndodhi që diku në muajin janar të vitit të ardhshëm do fillojmë fotosesione për veshjet Spring 2013 të dizejnuara nga Josefi. Keni qenë edhe pjesë e edicionit të lajmeve të modës Stockholms Fashion News ku jeni konsideruar si një ndër fytyrat më të bukura latine, si ndodhi ky gabim? Emmy: Gabim nuk ishte ..se ishte një mik i menagjerit tim që kishte prononcuar lajmin se une isha me prejardhje nga amerika latine, gazetaret i kishin besuar edhe kishin fol për ktë gjë, mirepo pas një jave ka dalë në po të njëjtin emision lajmi se une isha me prejardhje nga ballkani dhe kjo bëri që mua tmë vinin edhe dy oferta tjera me fotograf ballkanas, emrat e të cilëve ju premtojë se do behen publik në ndonjë intervistë tjetër.Dhe për fund Emmy ne të falënderojmë që pranove ftesën nga ne për një intervistë dhe a ke ndonjë sygjerim apo keshillë sa i përket Modës dhe Modelizmit ?
Emyy: Sygjerimi apo këshilla ime për femrat e moshës sime është...mos u brengosni për mendimet e të tjerëve, besoni në vete edhe jeni origjinale kështu do mundë të arrini në maja. Ne të urojme suksese në çdo sferë të jetës dhe shpresojmë që sa më shpejtë të të shohim si një yll ndërkombëtar. Emmy: Faleminderit shumë..suksese shëndet edhe dashuri ju urojë une juve edhe gjithë lexuesve të partali Titulli. Intervistën e realizoi: T. Kurteshi/Titulli.com/ Fan Page: https://www.facebook.com/pages/Emmy/282519605218553?id=282519605218553&sk=photos_stream