Edhe një rrugë me asfalt në Bujanoc
Lokale

Edhe një rrugë me asfalt në Bujanoc

13.May.2013 15:17
0
Qyteti i Bujanocit pas 50 ditëve do të ketë edhe një rrugë të shtruar me asfalt. Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit sot u bë nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për asfaltimin e 750 metra të rrugës që shpie në drejtim të tregut të qytetit. “Nënshkruam kontratën me punëkryesin për rikonstruktimin e rrugës së “Vardarit” me një gjatësi prej 750 metrave, si dhe 350 metra kanalizim pasi një pjese të kësaj rruge i mungon kjo infrastrukturë”, deklaroi kryetari i K. së Bujanocit Nagip Arifi, pas nënshkrimit të kontratës së punës. Rruga e “Vardarit” e cila momentalisht është e shtruar me kalldrëm, për t’u bërë me asfalt do të kushtojë rreth 30 milion dinarë, ndërsa sipas Arifit për fillim është siguruar pjesa e parë e mjeteve nga Trupi Koordinues me vlerë prej 14 milion dinarë. Në bazë të kontratës kryesi i punëve duhet që punimet, me fazën përfundimtare asfaltimin, t’i përfundojë brenda 50 ditëve të punës./Titulli.com/ [caption id="attachment_72540" align="aligncenter" width="640"]Rruga "Vardar" Bujanoc Rruga "Vardar" Bujanoc[/caption]
Filloristët e "Ali Bektashit" kampion të kuizit në Luginë ( video)
Shtyhet vendimi i gjykatës për shqiptarët nga Presheva?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration