Lokale
Shtyhet vendimi i gjykatës për shqiptarët nga Presheva?
Gjykata e Apelit në Beograd ka përfunduar seancën e sotme për rastin e nëntë të rinjve shqiptarë të njohur si “Grupi i Gjilanit” dhe nuk ka shpallur vendimin përfundimtarë. Sipas informacioneve që ka siguruar Titulli, pala mbrojtëse ka dorëzuar disa ankesa dhe gjykata ka kërkuar që deri në nesër të shqyrtohen ankesat e parashtruara.
Sipas të njëjtave burimeve, Gjykata e Apelit në Beograd do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së nesërme.
Zëdhënësja e gjykatës Mirjana Pisljiç i tha Tanjugut se një takim publik do të vazhdojë nesër, dhe më pas gjykata do të dal me shpalljen e verdiktit për të akuzuarit.
Nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë se kishin kryer krime lufte ndaj civilëve serb në zonën e Gjilanit.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!