Filloristët e "Ali Bektashit" kampion të  kuizit në Luginë ( video)
Lokale

Filloristët e "Ali Bektashit" kampion të kuizit në Luginë ( video)

13.May.2013 21:17
0
Në xhiron e fundit të kuizit shkollor "Lugina garon 2013" e organizuar nga Radiotelevizioni Presheva është shpallur fituese për të dytën herë shkolla fillore "Ali Bektashi" nga Nasalca me nxenes edhe nga Letovica e cila sfidoi shkollën fillore "Ibrahim Kelmendi" nga Presheva. Xhiroja  e fundit e kuisit shkollor "Lugina Garon 2013" në mbrëmjen e së premtes nxori edhe skuadrën më të fortë të shkollave fillore që garuan në mes vete, ajo e nxënësve të shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" nga Presheva dhe "Ali Bektashi" nga Nasalca. Në edicionin e dytë të kuisit shkollor për të dytën herë  fituese u shpall shkolla fillore "Ali Bektashi" nga Nasalca e komunës së Bujanocit, me ç’rast nxënësit nga të dyja shkollat edhe pse ishin të shoqëruar nga emocionet, arritën që të promovojnë aftësitë dhe  sukseset e tyre që i kanë fituar gjatë përditshmërisë në mësime. Në anën tjetër arsimtarët nga të dyja shkollat falënderuan tej mase protagonistin kryesor, Radiotelevizionin Presheva  që organizoi këtë kuis shkollor për të inspiruar nxënësit edhe më tej për punë në mësime. "Edhe pse nuk arritëm të fitojmë gjithsesi ishte e rëndësishme pjesëmarrja e sidomos arritja deri në finale për t'i treguar nxënësit aftësitë e tyre", është shprehur Edita Asllani pedagoge në shk.fill. "Ibrahim Kelmendi". E entuziazmuar i uron suksese të mëtutjeshme nxënësve të shkollës fillore nga Nasalca,  ndërkaq RTP falënderim të veçantë, thotë garuesja nga skuadra e shkollës "Ibrahim Kelmendi"-Preshevë. Nxënësit nga shkolla fillore "Ali Bektashi"-Nasalcë, shprehen mjaft të kënaqur që për të dytën herë rrëmbyen këtë fitore . "Ishte një kënaqësi shumë e madhe që ishim pjesëmarrës dhe fitues për të dytën herë ndërsa fjalët janë të pakta për mikpritjen që është bërë nga Radiotelevizionin Presheva", ka thënë arsimtari i fizikës Ali Latifi. Ndërkaq organizatori i kuisit shkollor "Lugina garon 2013", Zejnulla Dauti përshëndeti pjesëmarrjen e të gjitha shkollave, ndërsa nxënësve u uron suksese në të ardhmen. Nxënësit në fjalë patën rastin të testojnë aftësitë e tyre në disa lëmi si atë nga  gjuha shqipe, biologjia, muzikë- film, matematikë, kimi-fizikë, sport, histori- gjeografi, edukatë fetare dhe art- kulturë, me ç’rast arritën të sfidojnë njëra tjetrën deri në finale. Përndryshe në këtë fundjavë do të garojnë në finale edhe  nxënësit e shkollave të mesme./Titulli.com/ http://youtu.be/j77c_vOzwhs
Medvegjë: Kalimi i mallrave dhe makinave të Kosovës i pamundur
Edhe një rrugë me asfalt në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration