Më shumë se 2.000  sirianë arrijnë në Preshevë
Lokale

Më shumë se 2.000 sirianë arrijnë në Preshevë

17.Sep.2015 17:21
0
Më shumë se 2 mijë refugjatë nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, me trena dhe autobusë nga Gjevgjelia kanë arritur të enjten në pikën kufitare Tabanovc ndërmjet Maqedonisë dhe Serbinë , duke kaluar më këmbë kufirin për të arritur deri në Preshevë.

Migrantët për Radion Evropa e Lirë thonë se rrugëtimi deri në Maqedoni për ta nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Në Greqi arritëm me anije, pastaj me tren arritëm deri këtu, shërbimi ka qenë në rregull vetëm se nevojiten më shumë tualete, ngase treni ishte i stërmbushur me njerëz dhe nuk kishte vend për të gjithë, shumë nga njerëzit flinin në dysheme. Tani do të udhëtojmë në këmbë 6 deri në 7 kilometra, derisa të arrijmë në qendrën e refugjatëve në Preshevë”, rrëfen për Radion Evropa e Lirë Nihad Ahmad nga Iraku, i cili bashkë me shokët e tij synon të arrijë në Angli.

“Në Evropë jemi nisur për më shumë gjëra; e para të gjejmë një vend të sigurt sepse Evropa është e njohur për humanitetin e saj dhe si e dyta, dëshirojmë t'u sigurojmë një të ardhme më të sigurt fëmijëve tanë dhe mbi të gjitha të shpëtojmë nga vrasjet e pakuptimta që ndodhin në vendin tonë”, thotë Muhaz Hamad nga Siria.

Migrantët thonë se mbyllja e kufirit hungarez ka bërë që të ndryshojnë vijën e rrugëtimit, duke udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian përmes Kroacisë.

“Unë jam i vendosur të ec gjersa të gjej një shtet, i cili do të na i hap dyert si Kroacia apo Sllovenia, sepse Hungaria u shndërrua në një shtet që u shkakton probleme të mëdha refugjatëve. Pra, shpresojmë të arrijmë në Austri, por askush nga ne nuk e di saktë se si do të arrijmë. Ne ikim nga vendlindja jonë të detyruar nga tmerri i luftës që ndodh atje”, thotë Rijan nga Siria.

Ata pasi arrijnë në Tabanovc qëndrojnë vetëm disa minuta, sa për të marrë pak ushqim, ndihma këto që i shpërndajnë organizatat humanitare.

Sead Ramadani nga organizata humanitare “Vllaznia”, thotë se migrantët përpos që janë të rraskapitur nga rruga e gjatë, janë të uritur dhe të etur.

“Migrantët janë të uritur, kalojnë një rrugë të gjatë kështu që nuk ka asnjë që kalon këndej dhe nuk është i interesuar të marrë pak ndihmë në ushqim dhe ujë. Njëherësh shpërndajmë dhe bartëse “kangur” për fëmijët e vegjël sepse pjesa më e madhe e nënave, foshnjat e tyre i mbajnë në krahë".
“Madje shpërndajmë dhe lodra për fëmijë, kjo mund të mos jetë një ndihmesë shumë e madhe, por për fëmijët kjo paraqet një gëzim”, nënvizon Sead Ramadani.

Qendra e refugjatëve në Tabanovc e cila është e ngritur edhe me ndihmën e UNHCR-së është e boshatisur sepse migrantët me të arritur këtu, pas disa minutash vazhdojnë rrugën drejt Serbisë, por autoritetet zyrtare të vendit thonë se kampi do të shërbejë për ditët e ftohta, nëse potencialisht bllokohet kufiri me Serbinë. /Titulli.com/

Fondi Humanitar i bashkohet protestës së Preshevës (video)
E njëjta familje, ja dallimi i pritjes në Preshevë dhe Hungari! (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration