Dy studentë nga Bujanoci më të mirët në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup
Lokale

Dy studentë nga Bujanoci më të mirët në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup

29.May.2018 11:51
0
Gresa Rashiti dhe Besart Bakiji student nga Bujanoci janë shpallur student të gjeneratës nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup me notën mesatare më të lartë 10.

Në këtë kampus universitar diplomuan mbi 200 student në studime themelore dhe master ndërsa aty vijojnë mësimet student nga gjithë vendet e Ballkanit, shkruan Titulli.com.

Gresa Rashiti u nderua si studente e gjeneratës për vitin akademik 2017/2018 në fakultetin e edukimit drejtimi “Mësimi i gjuhës Angleze”.

Ndërsa Besart Bakiji nga Tërnoci i komunës së Bujanocit u shpall student i gjeneratës 2017/2018 në studimet master në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike.

Bakijit i u nda dekorata për performancën e jashtëzakonshme akademike dhe përfundimin e suksesshëm të studimeve me note 10.00, të gjitha nderimet, të drejtat dhe privilegjet që i përkasin asaj.

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik funksionon në Shkup të Maqedonisë i themeluar në vitin 2006 me 7 fakultete në 28 drejtime ndërsa studimet realizohen kryesisht në gjuhën angleze./Titulli.com/

 

 

Asistenca sociale në Preshevë dhe Bujanoc arrin afro 2000 familje nga buxheti republikan (video)
Grumbullimi i mbeturinave në Bujanoc dhe Tërnoc me orar të ri verorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration