Asistenca sociale në Preshevë dhe Bujanoc arrin afro 2000 familje nga buxheti republikan (video)
Lokale

Asistenca sociale në Preshevë dhe Bujanoc arrin afro 2000 familje nga buxheti republikan (video)

29.May.2018 09:45
0
Në komunën e Bujanocit me afro 43.302 banorë përfitojnë asistencë sociale nga Qendra për Punë Sociale mbi 1100 familje ndërsa në komunën e Preshevës me 39.545 banorë asistencë sociale përfitojnë 826 familje.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc, Nijazi Ahmeti gjatë bisedës për Titulli.com tha se në këtë institucion punojnë gjithsej 13 punëtorë dhe se nga buxheti komunal kanë 6 milion dinarëve për shpenzime dhe raste emergjente.

“Nga numri i përgjithshëm i përfituesve të asistencës nga Qendra për Punë Sociale i cili është 4300 një numër me të vërtet i madh përfiton edhe asistencë sociale për familje e që 1100 familje janë përfitues të asistencë sociale, kurse numri i personave me aftësi të kufizuara arrin 300 individ të cilët mbështeten me mjete financiare nga buxheti republikan”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij buxheti republikan është ndihmesa kryesore për të gjithë qytetarët në nevojë të komunës së Bujanocit.

“Përfituesit e asistencës sociale si dhe asistenca për persona me aftësi të kufizuara financohen nga buxheti republikan kurse Qendra për punë Sociale nga buxheti komunal përfiton mjete në vlerë prej 6 milion dinarëve, 2.5 milion të mjeteve janë të destinuara për harxhime materiale kurse 3.5 milion janë të destinuara për raste emergjente”,deklaroi Ahmeti.

Në krahasim me komunën e Bujanocit, nga Qendra për Punë Sociale në Preshevë thonë se numri i atyre që përfitojnë asistencë sociale është më i vogël.

Liridon Latifi, drejtor pranë këtij institucioni në intervistën për titulli.com tha se janë të punësuar 16 persona prej tyre 11 janë me sistematizim të ministrisë kurse 5 punëtorë financohen nga buxheti komunal i komunës së Preshevës.

“Për vitin 2018 kuvendi komunal ka ndarë mjete në vlerë prej 7.8 milion dinarë ku shuma më e madhe e këtyre mjeteve shkon për qëndrimin ditorë të personave me nevoja të veçanta”, tha Latifi.

Ai shtoi se shfrytëzuesit e ndihmës sociale të cilët marrin çdo muaj financohen nga buxheti republikan respektivisht nga ministria për politikë sociale.

“Numri i përfituesve të ndihmës sociale janë varion nga muaji në muaj pasi që janë disa kategori të cilët përfitojnë . Nga listingu i muajit të fundit kemi gjithsej 826 familje të cilët përfitojnë nga kjo skemë sociale”, vlerësoi Latifi.

Latifi duket se është i përkushtuar se do të angazhohet që listën e përfituesve të skemës sociale ta ripërpunojë në mënyrë që mos të ketë më shfrytëzues të pandershëm

“Unë do të mundohem që kjo listë të paktën të revidohet në mënyrë që të jenë shfrytëzues vetëm ata të cilët e meritojnë pra që i kanë kushtet e vështira dhe të hiqen nga lista ata të cilët vozisin vetura të mira”, theksoi Liridon Latifi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë.

Sipas tij kjo kategori e njerëzve të cilët nuk e meritojnë dhe përfitojnë do të largohen kësaj radhe dhe do të shkojnë ndihmat sociale tek personat apo familjet meritore./Titulli.com/

Gjina Zeqiri e larguar nga drejtësia e Kosovës gjen strehim në Bujanoc
Dy studentë nga Bujanoci më të mirët në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration