Grumbullimi i mbeturinave në Bujanoc dhe Tërnoc me orar të ri verorë
Lokale

Grumbullimi i mbeturinave në Bujanoc dhe Tërnoc me orar të ri verorë

29.May.2018 14:13
0
Ndërmarrja publike "Komunalia" bënë grumbullimin edhe të mbeturinave në lokacione të ndryshme të komunës së Bujanocit ndryshon orarin e mbledhjes së mbeturinave.

Grumbullimi i mbeturinave gjatë stinës dimërore në qytetin e Bujanocit është bërë nga e dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 07.00 deri ora 15:00 kurse tani me ndryshimin e orës stinore mbledhja e mbeturinave fillon të bëhet nga dita e hënë deri ditën e Shtunë nga ora 06.00 deri ora 14:00.

Sipas ndryshimit të orarit dita e Enjte vazhdon të mbetet dita kur bëhet grumbullimi i mbeturinave në fshatin Tërnoc i Madh me fillim në orën 06.00 të mëngjesit ndërsa mbaron me përfundimin e mbledhjes së mbeturinave, shkruan Titulli.com.

Grumbullimi i mbeturinave  bëhet vetëm në qytetin e Bujanocit si dhe në fshatin Tërnoc përderisa në një intervistë për Titulli.com drejtori teknik i kësaj ndërmarrje Ilir Taipi ka paralajmëruar që grumbullimi i mbeturinave në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit do të filloj gjatë vitit 2018.

“Me plan programin për vitin 2018 kemi paraparë edhe shtrirjen e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera por në mungesë të mekanizmit nuk po mundemi ta realizojmë”, tha Taipi.

Sipas tij kjo mundë të kruhet pasi të përfitojnë ndonjë donacion që ja mundëson shërbimet. 

“Mbetemi në pritje të ndonjë donacioni i cili do të na mundësonte pajisjen me mekanizmin e nevojshëm ne do bëjmë edhe grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit”, u shpreh Taipi. /Titulli.com/

Dy studentë nga Bujanoci më të mirët në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup
210 nxënës mundë të regjistrohen në shkollat e mesme në Bujanoc, priten drejtime të reja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration