Urimet për muajin e Ramazanit
Lokale

Urimet për muajin e Ramazanit

09.Jul.2013 12:37
0
kksh-logo Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari z. Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira. Me këtë rast dua që të uroj të  gjithë besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës që në këtë muaj të madhërishëm Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj. Zoti i gjithë mëshirshëm,  na pranoftë dhe na i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat që ne i bëjmë për hirë të këtij muaji të begatë. ******************************************************************************************************************************* Dituria "DITURIA" ju uron muajin e bekuar të Ramazanit! Me ardhjen e muajit të Ramazanit padyshim se besimtarët mysliman janë në një gjendje shpirtërore më të ngritur se sa gjatë periudhave tjera të jetës. Agjërimi i Ramazanit është një mundësi për të reflektuar për të kaluarën dhe të ardhmen e individit, familjes por dhe mbarë shoqërisë. Muaji i Ramazanit është muaji i fitoreve historike që ka pasuruar kalendarin e historisë islame. Muaji i leximit të Kuranit dhe meditimit, muaji i shumëfishimit të veprave të mira. Muaji i pendimit dhe kërkim faljes, muaji i ruajtjes nga zjarri i Xhehenemit. Muaji i Natës së Kadrit, i betejës së Bedrit e i çlirimit të Mekës. Muaji që të jep rast për një fillim të ri e për një të ardhme më të mirë. Në emër të stafit të Shoqatës Kulturore "DITURIA" me dy degët e saj në Preshevë e Bujanoc, të gjithë besimtarëve mysliman të Luginës së Preshevës dhe më gjerë ju urojmë ngrohtësisht Muajin e Bekuar të Ramazanit duke e lutur Allahun e Madhëruar për një agjërim të lehtë, të dobishëm e frytëdhënës për të gjithë shoqërinë. Allahu i Lartësuar na e pranoftë agjërimin dhe çdo vepër tonën të mirë. Urime! Shërbimi për informim pranë Shoqatës Kulturore "DITURIA"
Bujanoci me projekte të reja për bizneset e vogla
Reportazh: Vit jubilar për pribocasit e Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration