Bujanoci me projekte të reja për bizneset e vogla
Lokale

Bujanoci me projekte të reja për bizneset e vogla

09.Jul.2013 14:11
0
Menjëherë pas ndarjes së mjeteve financiare nga këshilli komunali Bujanocit mbi projektin e “Help”-it, sot është bërë nënshkrimi i kontratës për ta implementuar këtë projekt. Nënshkrimi u bë mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe menaxheres nga “Help - i” për Jug të Serbisë, Masha Bubanj. Ky projekt ka për qëllim zbutjen e varfërisë dhe ndihmës për ata qytetarë që merren me biznese të vogla dhe kësaj radhe do të ndihmohen 31 biznese të vogla, tha pas nënshkrimit kryetari Arifi. “Dje këshilli komunal ka ndarë 13.850 euro për të përkrahur këtë projekt i cili vlerën totale e ka 92 mijë e 500 euro, të cilin e financon Organizata “Help - i”. Në këtë mënyrë 31 qytetarë që merren me biznese të reja do të kenë mundësi të fitojnë grande deri në 1500 euro”, theksoi Arifi. Ky projekt do të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm por mjetet janë siguruar që nga ky vit i cili veç tjerash do të ketë dhe kurse për aftësimin e qytetarëve mbi zhvillimin e bujqësisë dhe zanateve të ndryshme të cilët kanë interes qytetarët e komunës së Bujanocit. “Kushtet për përfituar një grand të tillë bëhen në bazë të kushteve ekonomike që posedon personi për aplikim dhe do të jenë të mirë informuar për aplikimin, dhe  do ta bëjmë përmes takimeve informative që organizojmë ne bashkëpunim me komunën e Bujanocit, dhe grandet qe do te ndahen janë prej 1500 euro për ata qe merren me biznese te vogla”, deklaroi Masha Bubanj. Nënshkruesit thanë se pas muajit të Ramazanit, pritet që të mbahet takimi i parë në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc mes përfaqësuesve të “Help”it dhe pushtetit lokal dhe pas kësaj do të fillojnë takime dhe nëpër bashkësitë lokale të komunës për të parë interesimin e qytetarëve të cilët merren me zhvillimin e bujqësisë dhe bizneseve të tjera. Komuna e Bujanocit, çdo vit së bashku me “Help”in, financon projekte për raste sociale dhe ata që merren me zhvillimin e bujqësisë e gjithashtu dhe me zanate të tjera  të cilët për herë të parë fillojnë bizneset e veta./Titulli.com/  
Musliu viziton fshatrat e dëmtuara nga breshëri
Urimet për muajin e Ramazanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration