Lokale
		                        		                        Reportazh: Vit jubilar për pribocasit e Bujanocit (foto)
		                        
		                        Tradita e mbajtjes së takimeve të vendlindjes në fshatin Priboc ka vazhduar edhe këtë vit. Është viti i pestë, vit jubilar i mbajtjes  së këtyre takimeve dhe si i tillë  është organizuar nën  përkujdesjen e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi si  dhe të drejtorisë së shtëpisë  së kulturës.
Tradita e filluar para pesë viteve, përkundër vështirësive të paraqitura, sidomos në kalimin e kufirit, nuk është ndërprerë as këtë vit falë këmbëngulësisë së banorëve dhe Këshillit të fshatit Priboc.
Ditë e dielë (7 korrik), ishte një ndjenjë e veçantë për banorët e fshatit  Priboc, sepse me dëshirë të madhe kishin pritur  ditën e takimit të Vendlindjes, ditën e  bashkimit të tyre në fshatin e tyre të braktisur në periudha të ndryshme kohore e për shkaqe të ndryshme objektive e subjektive.
Mirëpo për të shkuar në vendlindjen e tyre ata  duhet të kalojnë kufirin Kosovë –Serbi, i cili kufi  është bërë pengesë e qarkullimit të lirë, është bërë pengesë e kalimit me automjete me tabela KS e RKS në punktin policor në fshatin Muhoc. Për  fat të mirë autobusi i stërmushur përplot me banorë  pribocas, pas një kontrollimi rutinor, lejohet të ngjitet rrugës gjarpërore për  Zarbicë, për të vazhduar me traktor dhe këmbë deri në Priboc.
 Familja e Hafiz Musliut na pret me gëzim, dashamirësi e emocione.
Përqafime të ngrohta, buzëqeshje e besa edhe rrjedhje lotësh  të banorëve, të afërmve, miqëve e shokëve, me rastin  e takimit.
Janë këto momente, vërtetë njohje e rinjohje afrie e dashamirësie, por edhe prekëse,  sepse, disa prej banorëve dhe të afërme nuk janë parë me vite të tëra.
Zëri i konferencieres i afron banorët pranë binës së inprovizuar në mes të livadhit të gjelbruar nën hije të pemëve të cilët, disa  të ulur  e disa këmbë bëhen  sy e veshë që ta  përcjellin  programin.

  Bashkatdhetarët fillimisht i përshëndet kryetari i Këshillit të fshatit, Ekrem Haliti. Njëherit ai në fjalën e tij bënë një kronologji të mbajtjeve të takimeve të vendlindjes nga viti 2009 e deri më tash, falenderon  kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ish drejtorin e shtëpisë së Kulturës dhe tani shef i Shërbimeve Publike Bajram Fejzullahu, kryetarin e shoqatës “Vatra” Sejdulla Kadriu të cilët ishin edhe prezent në takim, Këshillin e Fshatit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në mbajtjen e takimeve të deritashme.
Më pas, në emër të  kryetarit të komunës Nagip Arifi,  takimin e përshendeti,  Bajram  Fejzullahu, i cili ndër të tjera tha, se e përgëzojë këtë fshat, Këshillin Organizues që po i mban këto takime  në të cilat ju po takoheni në vendlindjen tuaj, po sillni kujtime nga jeta juaj  e kaluar e po krijoni mundësi të njihen të rinjtë e këtij fshati në mes vete. Ai, gjithashtu premtoi se komuna e Bujanocit do të jetë përkrah jush, në mundësitë  që i ka.

  Takimin jubilar të Pribocit  e  përshëndeti  edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu. Në fjalën e tij emocionale  fillimisht  tha se ky takim më shumë bëhet për fëmijët, sepse, siç po e shoh ata janë më të gëzuarit. Më pas ai lavdëroi  Këshillin e fshatit duke thënë se ju keni bërë mrekullinë  duke organizuar takime ne fshatin tuaj në këto pesë vite në kushte që i kemi. Para bashkëatëdhetarëve shpalosi edhe një historik të shkurtër të luftrave  e ngjarjeve në Malësi që nga viti 1912.
Në emër të tri familjeve që jëtojnë në fshat, bashkatshetarët i përshëndeti, Dalush Musliu, i cili u urojë mirëseardhje  dhe kërkoi nga ata që mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.
Pasi takimi ishte jubilar, dhe për  pesë vite ishte bërë një punë shumë e mirë, përkundër pengesave specifike që kanë dal në organizim, Këshilli i fshatit, ndau mirënjohje.
Fillimisht, për  përkujdesjen dhe kontributin e dhënë për fshatin Priboc, me mirënjohje u nderua kryetari i komunës Nagip Arifi.

  Ndërsa për punën e palodhshme pesëvjeçare në organizimin e takimeve të Vendlindjes, Këshilli i Fshatit me mirënjohje  i shpërbleu, Hafiz Musliun, Ismet Tafilin, Ramadan Ramadanin, Mefail Jonuzin, Mefail Sadikun, Xhavit Selmanin, Gani Krasniqin, Rifat Dervishin, Nevzad Abdullahun, Ekrem Halitin, Muzafer Fazliun, Enver Idrizin, Fatmir Krasniqin e Redon Dervish.

  Bukurinë këtij takimi ia shtoi programi kulturo-artistik i përbërë më recitime nga fëmijët e fshatit, vallet e burrave dhe vallet tjera popullore, të përcjellura me tupan e zurna, këngët dhe lojërat popullore e sportive.
Si cicërima zogjsh vjersha për vendlindjen dhe atdheun, recituan: Erblina Musliu, Lumbardh Tafili, Fortesa Haliti, Benjamin Idrizi, Ejona Musliu, Drenushë Ramadani, Redon Dervishi, derisa Laburant Musliu shpalosi kujtime  për gjyshin e tij Ramiz  Musliu.
Të përmalluara për vendlindjen ishin edhe vajzat pribocase të martuara në vende të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave punojnë e jetojnë në botën e jashtme. Nafije Dauti pa pushuar  fare  nga rruga e gjatë Zvicër-Kosovë, kishte ardhur në takim me veshje kombëtare e cila nuk dinte të ndalur së vallëzuari.

 Në fund ushqimi tradicional për pjesëmarrësit e takimit, përmbylli  Takimin e Pestë të Vendlindjes Priboci 2013.

 /Ismet Tafili/Titulli.com/
/Ismet Tafili/Titulli.com/
 
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!