Dita Botërore e luftës kundër kancerit: Në Bujanoc numri i të prekurve nga kjo sëmundje në rritje Foto: novosti.rs
Lokale

Dita Botërore e luftës kundër kancerit: Në Bujanoc numri i të prekurve nga kjo sëmundje në rritje

04.Feb.2016 15:06
0
Për çdo vit gati 13 milionë njerëz në botë diagnistifikohen me sëmundjen e kancerit, dhe gati tetë milionë njerëz vdesin nga kjo sëmundje. Edhe në komunën e Bujanocit numri i të prekurve nga kjo sëmundje është në rritje, raporton Titulli.com.

Shifra të sakta nuk kemi por edhe në komunën e Bujanocit numri i të sëmurëve nga kanceri është në rritje, sidomos nga kanceri i mushkërive, tha për portalin informativ Titulli.com dr.Burhan Halili, specialist i sëmundjeve të mushkërive.

Edhe në Serbi statistikat janë rrënuese – në vit sëmuren rreth 35.000 njerëz, dhe vdesin më shumë se 20.000, njofton mediumi publik i Serbisë RTS, transmeton Titulli.com.

Data katër shkurt shënohet si ditë kur e tërë bota është e bashkuar në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.

Qytetarët e Serbisë më së shpeshti preken nga kanceri i mushkërive, zorrës së trashë, prostatës, gjirit dhe qafës së mitrës.

Porosia më e rëndësishme është që duhet domosdoshmërisht të ndryshohen shprehitë jetësore dhe të shkohet në kontrollime të rregullt.

Nëse qytetari preket nga kjo sëmundje – shteti dhe sistemi duhet që me kohë të ofrojnë shërim të duhur.

Drejtori i Onkologjisë pranë Institutit për onkologji dhe radiologji të Serbisë, Davorin Radosavljevic ka thënë se mjekimi i sëmundjeve malinje në Serbi është i mirë dhe nuk ka ngecje.

“Kur flasim për kimioterapinë dhe furnizimin me barna kemi situatë standarde dhe të mirë, nuk ka ngecje dhe probleme. Të gjithë mjekohen, që nuk do të thotë se ajo është ideale për gjithë llojet e kancerit, dhe që nuk duhet gjithnjë të avancojmë këtë mjekim”, ka thënë Radosavljevic për RTS-në.

Aktualisht Serbia ka më së shumti probleme me rrezatimin, sepse nuk ka aparate të mjaftueshme dhe ata shpesh prishen.

Edhe pse janë blerë të ri, e gjithashtu priten edhe gjashtë akceleratorë të siguruar nga kredia e Bankës Botërore, edhe nuk dihet kur ata do të fillojnë të punojnë./Titulli.com/

Udoviçki: Të shtunën pres marrëveshjen definitive për pagat
Familja e të zhdukurit Nebi Nuhiu-Neza nga Presheva, paraqet letër të hapur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration