Familja e të zhdukurit Nebi Nuhiu-Neza nga Presheva, paraqet letër të hapur
Lokale

Familja e të zhdukurit Nebi Nuhiu-Neza nga Presheva, paraqet letër të hapur

04.Feb.2016 18:19
0
Familja Nuhiu nga Presheva (e të zhdukurit Nebi Nuhiu) ka reaguar ndaj deklaratave politike për zbardhjen e zhdukjes së Nebi Nuhiut para 16 viteve duke vlerësuar se askush nuk është konsultuar dhe vizituar kjo familje nga përfaqësuesit politik.

Kjo është letra e hapur e familjes Nuhiu nga Presheva 

Letër e hapur për partitë politike në Luginë të Preshevës e sidomos për dy deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, që të mos bëjnë fushatë politike me fatin e babait tonë Nebi Nuhiu(Neza).

Më 02.02.2016 u bënë 16-të vite nga kidnapimi i babait tonë Nebi Nuhiu (Neza), dhe ne si familje nuk kemi asnjë informatë rreth fatit të tij, a është i gjallë apo i vdekur!

Pas gjithë kësaj periudhe të gjatë, ne si familje nuk jemi kontaktuar apo vizituat nga asnjë udhëheqës politik në Luginë të Preshevës dhe mendojmë se fushata që ka filluar tani pas 16-të viteve nga deputetët shqiptar në parlamentin serb nuk është asgjë tjetër për veç se një fushatë politike. Këto deklarata nga deputetë vinë pa asnjë konsultim apo takim me familjen tonë.

Ne si familje, pas kidnapimit të babait tonë kemi organizuar dy protesta paqësore si reagim ndaj Serbisë për mos zbardhjen e fatit të babait tonë Nebi Nuhiut. Në atë kohë njëri nga deputetët ishte kryetar komune e tjetri kryetar i këshillit për të drejtat e njeriut dhe nuk ju kanë bashkangjitur protestës tonë për arsye që vetëm ata i dinë.

Ne publikisht i ftojmë gjithë partitë politike e posaçërisht deputetët që së paku mos të bëjnë marketing politik me raste të tilla.
Edhe pse reagimet dhe ndihma e çdo kujt është e mirëseardhur për zbardhjen e rastit të zhdukjes së babait tonë por  jo të një anshëm dhe pa konsultim me familjen tone.


Me sinqeritet nga familja Nuhiu.
Preshevë 04.02.2016

Dita Botërore e luftës kundër kancerit: Në Bujanoc numri i të prekurve nga kjo sëmundje në rritje
Zgjedhjet parlamentare dhe pjesëmarrja e Luginës në këtë proces
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration