Udoviçki: Të shtunën pres marrëveshjen definitive për pagat
Lokale

Udoviçki: Të shtunën pres marrëveshjen definitive për pagat

04.Feb.2016 11:18
0
Marrëveshjen e gjithë pjesëmarrësve në draft ligjin mbi pagat e pres të shtunën, ka deklaruar zëvendëskryetarja e qeverisë, Kori Udoviçki, duke shtuar se drafti mund të miratohet në mbledhjen e qeverisë në fundjavën e njejtë, dhe pas kësaj urgjentisht t'i dërgohet për aprovim Kuvendit të Serbisë, njofton "blic", transmeton Titulli.com.

“Kryeministri do të zhvillojë bisedimet e fundit me sindikatat dhe përfaqësuesit e trupave të pavarura në shtunën dhe atëherë do të vendoset. Nëse vendimi do të jetë pozitiv, pres që qeveria të takohet në fundjavë apo të hënën, sepse ai është afati i fundit, nëse dëshirojmë që në bazë të këtij ligji të sigurojmë edhe fillimin e punës së projektit të Bankës Botërore për mbështetje të reformës së administratës publike, ka thënë Udoviçki, e cila njëherit është ministre e administratës shtetërore dhe pushtetit lokal.

Ajo ka paralajmëruar që, nëse nuk arrihet marrëveshja me sindikatat mbi ligjin e pagave, kjo do të prolongojë së paku për një vit kredinë e Bankës Botërore prej 75 milionë dollarë dedikuar reformës së sektorit publik.

“Nëse ligji do të mbetet në përpunim të ri, rreth kësaj prapë do të mund të bisedojmë për disa muaj, dhe do të kishim problem me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili si kusht për vlerësim pozitiv të revizionit të katërt ka pasur miratimin e këtij ligji”, ka thënë Udoviçki.

Përveç asaj që në draft ligjin e ri llogaritja e pagave gjatë kohës së pushimit mjekësore mbetet me të vjetrën, si edhe puna e mëparshme, ajo ka theksuar që edhe rregullat mbi regresin dhe shujtën ditore ka mbetur e njejtë./Titulli.com/

Këshilltari i kuvendit në Bujanoc, emigron për një jetë më të mirë
Dita Botërore e luftës kundër kancerit: Në Bujanoc numri i të prekurve nga kjo sëmundje në rritje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration