Lokale
Partia Demokratike formon degën e saj në Medvegjë (foto)
Me moton “Ta shpëtojmë Medvegjën” sot në këtë pjesë të vendit të banuar me shqiptarë është themeluar edhe dega e subjektit më të ri në Luginë të Preshevës.
Këshilli iniciues për themelimin e degës së Partisë Demokratike (PD) mbajti takim në të cilin u zgjodhën përfaqësuesit e organeve drejtuese të këtij subjekti politik shqiptar në Medvegjë, raporton Titulli.
“Formimi i degës së Partisë Demokratike në Medvegjë nuk është për t’i dëmtuar shqiptarët por ka synim për t’i bashkuar ata”, tha para të pranishmëve kryetari i PD-së Nagip Arifi.
Degën e PD-së në Medvegjë do ta drejtojë kryetari i sapo zgjedhur Bajram Mustafa.
Themelimi i kësaj dege do të jetë subjekti i tretë shqiptar që do të veprojë në Medvegjë, pas Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar.
Vlen theksuar se Partia Demokratike e cila drejton komunën e Bujanocit, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur edhe zgjedhjet në Forumin Rinor të këtij subjekti politik./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!