PVD do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare
Lokale

PVD do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare

22.Mar.2016 16:58
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit me listën e tyre, ndërsa bartëse e listës do të jetë kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, ka deklaruar anëtari i kryesisë së PVD-së, Behlul Nasufi, njofton TV N1, transmeton Titulli.com.

Nasufi i ka thënë agjencisë Beta që kryesia e PVD-së është pajtuar që i pari në listë për deputetë të jetë profesori i kimisë nga Bujanoci Fatmir Hasani, i cili është edhe anëtar i kryesisë, e dyta të jetë Ardita Sinani, e cila është bartëse e listës, ndërsa kandidati i tretë do të jetë funksionari i PVD-së nga Bujanoci, Driton Rexhepi, përcjell N1 shkrimin e agjencisë Beta.

Në mesin e kandidatëve për deputetë nuk gjenden deputetët e përbërjes aktuale të Kuvendit të Serbisë, Riza Halimi, i cili është edhe kryetar i PVD-së, si dhe Shaip Kamberi, i cili më herët ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit.

“Është arritur kompromisi që bartësi i listës të jetë nga Presheva, ndërsa kandidati i parë në listë për deputetë të jetë nga Bujanoci. Lista do të zgjerohet aq sa parashihet me ligj, sigurisht që do të ketë edhe kandidatë nga Medvegja, por reale është që në zgjedhje PVD nuk mund të fitojë më shumë se dy deputetë”, ka theksuar Nasufi.

Nasufi ka thënë se bisedimet mbi daljen në zgjedhje në koalicion të gjerë me partitë tjera shqiptare nuk kanë pasur sukses.

“Ardita Sinani është zgjedhur të jetë bartëse e listës sepse ajo tanimë është kryetare e degës së PVD-së në Preshevë dhe ka besimin e njerëzve. Presim që kjo të motivojë votuesit dhe të rrit daljen në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Nasufi./Titulli.com/

Deri më tani shtatë lista të certifikuara pranë KKZ-së në Bujanoc
Progresi Evropian shpall dy konkurse ku mund të konkurrojnë komunat e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration