Lokale
Deputetja e Parlamentit të Kosovës qëndroi në Preshevë
Në Preshevë sot ka qëndruar përfaqësuesja e Kuvendit të R. Kosovës. Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së, duke thyer "akullin" e vizitave të përfaqësuesve institucional të shtetit fqinj që vizitojnë Luginën.
Në Preshevë, në një vizitë zyrtare për herë të parë në Luginë ka qëndruar një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është kjo deputetja e PDK-së, njëherësh edhe kryetare e deputetëve të rinjë në Kuvendin e Kosovës Ganimete Musliu. Ajo vizitën e saj e filloi duke bërë homazhe në vendin ku ka qenë lapidari dëshmorëve të UÇPMB-së, duke vënë kurora me lule. Më pastaj vizita ka vazhduar në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, raporton TVP.
Aty janë biseduar shumë çështje që siç tha deputetja Musliu, të gjitha problemet do të zgjidhet por kërkojnë angazhim dhe iniciativa e që nga kryetari Mustafa nuk kanë munguar asnjëra ka thënë deputetja pas takimit. Mustafa tha se është biseduar edhe çështja e studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Kosovës. Është premtuar që kuotat do të rriten, ndërsa Mustafa ka kërkuar që studentët me kushte të vështira të kenë benificione. Ndërkaq nuk janë lënë anash edhe çështjet politike.
Në focus të veçantë kanë qenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku kërkohet reciprocitet me serbët e Kosovës. Parlamenti Kosovës e mbështet protestën gjithëpopullore që do të mbahet të shtunën në Preshevë, sepse me të kërkohet realizimi i të drejtave. Në fund të takimit kryetari Mustafa, deputetes Musliu ia dha si kujtim nga Presheva simbolin e Komunës së Preshevës.
Vizita e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu ka vazhduar në takim me të rinjët e Luginës së Preshevës, ku nga ta ka marrë mendimet, kërkesat, si dhe ka shprehë gatishmërinë për bashkëpunim që zëri i të rinjve të Luginës të dëgjohet në Kuvendin e R. Kosovës.
Tek vizita u pa edhe ndjenja e patriotizmit, pasi deputetja Ganimete Musliu vjen nga regjioni Drenicës. Ajo ka vizituar edhe kompleksin memorial kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së që është duke u ndërtuar në BL të Rahovicës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!