Shaip Kamberi akuzohet për vendosjen e flamurit kombëtar
Lokale

Shaip Kamberi akuzohet për vendosjen e flamurit kombëtar

09.May.2013 16:13
0
flamuriKryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Shaip Kamberi, akuzohet për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në hapësirat e subjektit të tij. Përmes një fletëparaqitje nga policia në Bujanoc, drejtuar Gjykatës për kundërvajtje në Vranjë, është iniciuar ngritja e aktakuzës me arsyetimin se me këtë gjest është vënë në tallje Republika e Serbisë dhe simbolet e saja. E gjithë kjo, siç shkruan në dokument, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat e PVD-së, dhe në të njëjtën kohë nuk është vendosur edhe flamuri i Serbisë. “Në esencë, mendoj se e gjithë çështja ka të bëj me një fushatë tjetër të Serbisë të “gjahut ndaj shtrigave” në thumbin e të cilës, si zakonisht,  gjenden shqiptarët apo të drejtat e tyre”, tha Kamberi gjatë një prononcimi për Titulli.com. Ai mëtej shtoi se dëshmitarët të cilët edhe kanë qenë iniciues të këtij procesi janë punëtorë të policisë dhe me sa është kuptuar bëhet fjalë për vendosjen e flamurit kuq e zi në ballkonin e selisë së PVD-së në Bujanoc. Akuza bazohet në nenin 41, alinea 1, pika 3 e Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të R. Serbisë. “Unë do të paraqes qëndrimin tim me shkrim, sepse nuk besoj të shkoj në gjykatë, i cili nuk ndryshon nga ai që e kam shprehur në një iniciativë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të vitit 2003, deri sa kam udhëhequr këtë organizatë, të cilën e kam drejtuar në Gjykatën kushtetuese të RFJ-së, duke e konsideruar ligjin e Serbisë si diskriminues ndaj shqiptarëve”, u shprehë ish kryetari i Komunës së Bujanocit. Sipas tij e drejta për përdorimin e simboleve cilësohet si liri e të shprehurit e garantuar me gjithë konventat evropiane, të cilat Serbia është e detyruar t’i respektoje. “Njëkohësisht do t’i drejtohem me shkrim edhe korit diplomatik të shteteve  të BE-së dhe SHBA-së për t’i njoftuar me këtë fushatë të re dhe për t’i vënë në dijeni për “arritjet e demokracisë serbe”, shtoi Kamberi. Në bazë të fletëparaqitjes drejtuar Gjykatës për kundërvajtje në Vranjë, në të cilën ka pas qasje gazetari i Titullit, bëhet fjalë për vendosjen e flamurit më 27 nëntor të vitit të kaluar në ballkonin e selisë së këtij subjekti shqiptarë, në prag të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./Titulli.com/
Deputetja e Parlamentit të Kosovës qëndroi në Preshevë
“Sezai Surroi” feston me Evropën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration