Mbi 20 të arrestuar në komunën Preshevës dhe Vranjës
Lokale

Mbi 20 të arrestuar në komunën Preshevës dhe Vranjës

09.May.2013 20:32
0
Në territorin e komunës së Preshevës dhe asaj të Vranjës sot janë arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe policë dhe doganierë.  Si merr vesh agjencia Beta, aksioni i arrestimit, i filluar sot në mëngjes, është kryer nga  Drejtoria për zbulimin e krimit dhe pjesëtarët e policive kufitare të Serbisë dhe të Maqedonisë. Pos në komunat e Preshevës dhe Vranjës, aksioni i arrestimit të të dyshuarve për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve e mallrave të tjera, është zhvilluar edhe në fshatin Llojan, që gjendet afër kufirit me Maqedoninë, përkatësisht me komunën e Preshevës. Sipas policisë serbe, në këtë anë gjatë vitit të kaluar janë kapur mbi 6 000 migrantë ilegalë nga Avganistani, Lindja e Afërme de vendet e Afrikës perëndimore të cilët vinin nga drejtimi i Maqedonisë. /Titulli.com/
Musliu:Shqiptarët nuk do të qëndrojnë duarkryq...?
Deputetja e Parlamentit të Kosovës qëndroi në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration