Lokale
Dëmi në Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë vlerësohet në 8,3 milionë dinarë
Komandanti i shtabit për gjendje të jashtëzakonshme njëherit kryetar i Vranjës Zoran Antiq ka deklaruar se vërshimet dhe breshëri i ka shkaktuar dëme bujqve në vlerë prej 8,3 milionë dinarë.
Në komunat Preshevë dhe Bujanoc, si dhe në territorin e qytetit të Vranjës, përmbytjet kanë shkatërruar drithërat dhe kulturat e tjera bujqësore, raporton Titulli.
Breshëri ka dëmtuar shumë serra të mbjella me perime dhe dredhëza, kurse breshrit nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as pemët.
Arat në këtë rajon janë të pambrojtura, pasi me marrëveshjen e Kumanovës linja ajrore prej 10 kilometra nga kufiri me Kosovën nuk është përfshirë nga mbrojtja kundër breshrit, që nënkupton se raketat për të shpërndarë retë mbi këtë territor nuk guxojnë të lëshohen./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!