Lokale
Për 13 vite në Luginë, investohen 110 milion euro?
Liderët politik shqiptarë vlerësojnë se integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore e pengon vullneti politik republikan për të realizuar marrëveshjet e nënshkruara të filluar nga plani i Çoviqit 2001, ndërsa serbët thonë se është bërë më shumë se ajo çka është në letër.
Deputeti popullorë nga Partia për Veprim Demokratik në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se plani i Çoviqit ka parashikuar integrimin e shqiptarëve në sistemet institucionale para se gjithash përmes participimit në organet shtetërore në proporcion me numrin e banorëve, raporton Titulli
Kamberi, i cili ka qenë edhe kryetarë i komunës së Bujanocit vlerëson se situata në terren ndryshon nga marrëveshja.
Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani njëherit edhe zëvendëskryetar i komunës së Preshevës pajtohet se plani i Çoviqit ka sjellë relaksime mes marrëdhënieve ndëretnike në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Ai vë në dukje se në vazhdim nuk janë ndjekur veprimet e duhura nga shteti dhe se në këtë rajon gjendja ekonomike ngjanë katastrofale.
Shefi i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni dhe pas bisedimeve me liderët shqiptarë është bërë një lloj strategjie në shtatë pika të cilën e ka miratuar qeveria e Serbisë.
Ai thotë se qeveria vitin e kaluar ka bërë shumë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna.
[caption id="attachment_123397" align="aligncenter" width="702"] Bujanoc: Delegacioni i OKB-së gjatë takimit me liderët politik dhe institucional të Luginës[/caption]
Siç mësohet nga Trupi Koordinues për 13 vite të funksionimit, përmes këtij organi qeveritarë janë investuar 75 milion euro në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë dhe 35 milion euro tjera janë siguruar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa veç vitin e kaluar u janë dhënë subvencione ndërmarrjeve me vlerë prej 600 mijë euro.
Zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, Stojanqa Arsiç thotë se shqiptarët në Jug të Serbisë nganjëherë e teprojnë me kërkesa ndaj shtetit, që sipas tij e bëjnë për politik ditore të tyre.
“Liderët shqiptarë vet bllokojnë proceset e integrimit dhe realizimit të të drejtave të kësaj pakice, shpesh përshkak të antipatisë personale mes vete. Ata shpesh në politikën e tyre ditore edhe thonë se shteti nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, gjë që nuk është e vërtet”, ka deklaruar Arsiç.
Kryetari Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri paralajmëron se shteti po e vështirëson procesin e integrimit të shqiptarëve duke zvogëluar edhe buxhetin për punën e këtij institucioni.
“Vitin e kaluar nga shteti kemi marrë 16, 5 milion dinarë ndërsa këtë viti 13.2 milion dinarë. Me këtë mjete është vështirë të mbulojnë kërkesat, duhet të paguajmë pagat mujore për tetë persona të punësuar dhe nga këto mjetë të ndajmë mjetë për projektet në fushën e kulturës, informimit, arsimit e përdorimit të gjuhës”, thotë Beqiri.
Nga viti 2001 funksionon edhe zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian-Misioni në Serbi, e cila ndihmon proceset ne shumë fusha në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!