Deklarata e Berishës lidhur me bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë
Lokale

Deklarata e Berishës lidhur me bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë

08.Aug.2018 09:00
0
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një inervistë për RTV Dukagjini ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë.

Deklarata e Berishës lidhur me këtë:

Sali Berisha: Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe do dalë unë edhe aty.  Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi Ii nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxerr në Beograd. Cfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo

Sali Berisha: Jo më fal një minutë.  Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë  të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që sjemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuqiqit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që cfarë do marrin, cfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë.. Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqipëtarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani te vemë Urën në Ibër dhe të thëmi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë

Arifi: Lugina s'do shkëmbim territoresh, por bashkim me Kosovën
Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën është gati i pamundur, pritet marrëveshje historike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration