Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën është gati i pamundur, pritet  marrëveshje historike Salla e fakultetit ekonomik dega në Bujanoc
Lokale

Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën është gati i pamundur, pritet marrëveshje historike

08.Aug.2018 11:51
0
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka falënderuar akterët politikë dhe mekanizmat e sigurisë për mesazhet për ruajtjen e stabilitetit dhe gatishmërisë për të reaguar në rast të ndonjë incidenti në fundjavën e kaluar pas paralajmërimeve për shpalljen e autonomisë së pjesës veriore, raporton "Zeri.info".

"Kosova do t'i kryej të gjitha obligimet që i ka marr me Marrëveshjen e vitit 2013 dhe me marrëveshjet e mëvonshme të arritura në dialogun e Brukselit", tha presidenti duke garantuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet duke respektuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

"Ky Asociacion do të themelohet sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Ivica Daçiq, do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe do të jetë me përgjegjësi sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Thaçi.

Në një konferencë për media, Thaçi foli sërish për dialogun me Serbinë. Ai tha se ky proces do jetë i vështirë por sipas tij, vetëm duke arritur marrëveshje finale me Serbinë Kosova do të mund bëhet pjesë e OKB-së, BE-së dhe mekanizmave tjerë.

"Kam thënë se gjasat për ta arritur marrëveshje me Serbinë janë minimale, por ne duhet të angazhohemi për arritjen e një marrëveshje historike", shtoi Thaçi.

I pari i shtetit më tej foli për kërkesën e tij për "korrigjimin" kufijve.

"Kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës për bashkim me Kosovën... Kjo nuk është ndarje e Kosovës apo shkëmbim i territoreve, por vetëm korrigjim i kufijve... synimi im nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre që nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën në mënyrë paqësore. Korrigjim mund të ketë nëse ka pajtueshmëri me Serbinë. Do ta prezantojë në Bruksel, do ë jetë shumë vështirë pothuajse e pamundur por do të përpiqem", shtoi Thaçi.

Sipas Thaçi nga Lugina e Preshevës janë larguar rreth 12 mijë shqiptarë. Sipas tij, 90.6% e qytetarëve të Kosovës e përkrahin bashkimin e Luginës me Kosovën dhe se 98% e shqiptarëve në Luginë po ashtu e përkrahin këtë ide. /ZERI

Deklarata e Berishës lidhur me bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë
Akademik Hivzi Islami nuk u lejua të shkonte në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration