Arifi: Lugina s'do shkëmbim territoresh, por bashkim me Kosovën
Lokale

Arifi: Lugina s'do shkëmbim territoresh, por bashkim me Kosovën

08.Aug.2018 08:05
0
Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por do që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t'i bashkohen Kosovës.

Sipas tij, edhe pse Lugina do bashkim me Kosovën nuk dëshiron që Kosova të humbë Veriun sepse thotë se kjo do t’i bënte dëm Kosovës.

“Përflitet shkëmbimi i territoreve, dhe gjithë e kemi thënë që shkëmbimi është në dëm të territorit të Kosovës. Ne kemi thënë që nuk jemi për shkëmbim të territoreve dhe ashtu e kam kuptuar edhe presidentin Hashim Thaçi që ka thënë se nuk flitet për shkëmbim territoresh, por për korrigjim kufijsh. Për neve do të thotë që Presheva, Bujanoci e Medvegja të bëhen pjesë e Republikës së Kosovës. Korrigjim nënkupton mosparcelizimin e Luginës së Preshevës. Ne mendojmë se kjo strategji është në dobi të Kosovës. Duam që Kosova të jetë me Luginën dhe Veriun brenda”, ka deklaruar ai në Interaktiv të KTV-së.

Arifi ka thënë se Lugina e Preshevës po dëshiron që të kthehet si temë kyçe referendumi i vitit 1992 për bashkim me Kosovën. Në dialogun Kosovë-Serbi, Arifi ka thënë se duhet që të mos dëmtohen interesat e Kosovës dhe të mos lejohet ndarje e Luginës.

Edhe pse ka thënë se është mundësi shumë e vogël, Arifi ka shtuar se beson që kjo mundësi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe me Veriun brenda mund të bëhet realitet.

“Është me rëndësi që ky moment të shfrytëzohet për të avancuar të drejtat tona. Maksimumi është të kthehemi të referendumi dhe të vendosim për bashkim me Kosovën. Mundësia është e vogël, por duhet ta shfrytëzojmë. Edhe Thaçi edhe ne. Në Luginën e Preshevës, kjo temë ka bashkuar liderët politikë. Duam të bashkohemi me Kosovën, duke iu thirrur referendumit të vitit 1992”, ka shtuar ai.

Arifi ka kritikuar gjithë spektrin politik në Kosovë dhe Shqipëri për mospërkrahje të Preshevës. Ka thënë se “liderët duhet të vënë gishtin në kokë dhe të pyesin veten se çfarë po bëjnë për çështjen kombëtare”.

Ka thënë që edhe pse shumë vjet Lugina ka marrë premtime nga Kosova dhe Shqipëria se do të përkrahet për rinovim të shkollave, “por kjo po bëhet tek tash dhe atë nga qeveria e Serbisë”.

Arifi ka shtuar po ashtu se ideja për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi ka mbetur vetëm në letër. Për këtë ka fajësuar Kosovën për mospërkrahje duke thënë se nuk ka ofruar ndihmë sa po bën Serbia për komunat serbe në Kosovë.

Mustafa pro shkëmbimit të Luginës me Leposaviqin e Zubin Potokun (Video)
Deklarata e Berishës lidhur me bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration