Dallimi ndërmjet krizave politike franceze dhe atyre britanike
Politika britanike kurrë nuk është bartur në rrugë
Arti i politikës është ai i kompromisit dhe, kompromiset që duhet të kanë të bëjnë me daljen formale të Britanisë nga BE-ja, gjithmonë ishte pritur të ishin torturuese dhe të paqëndrueshme.
A mund të ndodhë Franca në Britani? Duket se nuk ekziston ai dëshpërim, i cili do t’i shtynte Brexitersat ta bënin një gjë të tillë. Është e vërtetë se ndjenjat janë të forta. Është e vërtetë se njerëzit në të dyja anët do të ndjehen të gënjyer dhe të mashtruar, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar me rastin e arritjes së një marrëveshjeje. Por, trazirat në “Regent Street”, grushtimet në “Parliament Square”, tanket në urën mbi Temzë? Nuk ma merr mendja. Tentimet e Emmanuel Macronit për ta reformuar në mënyrë radikale ekonominë e tij të ndryshkur, gjithnjë ishte ditur se do të ishin të vështira. Nicolas Sarkozy tentoi programin e njëjtë neo-Thatcherist dhe u ndesh me krizën e njëjtë të autoritetit. Raportet e punës në Francë, interesat e saj të gërshetuara dhe ndarja e thellë midis populistëve të ekstremit të djathtë dhe elitës së vjetër, kanë krijuar hendeqe në lidhje me të cilat nuk ka ndonjë debat të madh. Franca është më e polarizuar sesa Britania. Kuvendit të saj i mungon mosbesueshmëria e rreptë e Dhomës së përfaqësuesve të Britanisë. Medias franceze i mungon diversiteti. Gjithherë duket se asaj i mungojnë parakushtet e kompromisit.
Mund të ketë protesta, por çështjet e mëdha zgjidhen në Parlament
Përgjatë tërë historisë së Francës, krizat e saj politike janë bartur në rrugët e Parisit, gjë që i ka gëzuar revolucionarët kudo. Duke filluar nga trazirat e shekujve XVIII dhe XIX e deri te rënia e Charles de Gaulle-it pas vitit 1968, ka ekzistuar një element mistik ndaj barrikadave dhe koktejit të mollotovit, veturave të djegura dhe intervenimeve policore. Javën që shkoi, Macron lexoi shkrimet në “Arc de Triomphe” dhe kapitulloi. Ai negocioi me liderët e trazirave. Politika britanike kurrë nuk është bartur në rrugë. Duke filluar nga trazirat Gordon e deri te reforma elektorale, nga greva e përgjithshme deri te tatimet, mund të ketë protesta, por çështjet e mëdha zgjidhen në parlament. Në vitin 1848, 13.000 parisienë vdiqën në rrugë në kuadër të revolucionit dhe, dështuan ta realizonin atë. Në Britani, një tubim i Chartist-ëve ia dërguan qeverisë një peticion, derisa ishin në një taksi, meqë ishte duke rënë shi. Nuk ishte ndonjë trazirë që i dha fund tatimit të votës, por një ndryshim kushtetues i liderit. Pa dyshim se do të ketë një reagim të fortë dhe të arsyetueshëm ndaj një vendimi të Parlamentit, thjesht për të injoruar rezultatet e referendumit (sikur që ndodhi në Francë në vitin 2005, pa trazira).
Britania mbetet thellësisht e ndarë
Mund të ketë zemërim në një ripërsëritje të referendumit, edhe pse votuesit zor se mund të ankohen nëse iu ofrohet opsioni me rezultat të njëjtë. Nuk mund të paramendohet të shohësh dhunë që del nga Parlamenti duke bërë detyrën e tij, për të interpretuar rezultatet e referendumit ashtu sikur që mendon se janë në pajtim me interesat kombëtare. Britania mbetet thellësisht e ndarë rreth Brexitit dhe gjërave tjera. Por, janë të paktë ata njerëz jashtë radhëve më të egra të partisë konservatore, që me të vërtetë nuk duan një marrëveshje. Arti i politikës është ai i kompromisit dhe, kompromiset që duhet të kanë të bëjnë me daljen formale të Britanisë nga BE-ja, gjithmonë ishte pritur të ishin torturuese dhe të paqëndrueshme. Kur të arrihet një marrëveshje, sikur që do të ndodhë, reagimi në rrugë nuk do të jetë djegia e veturave as thyerja e xhamave. Do të ketë një ofshamë të thellë të çlirimit.
Autor: Simon Jenkins
The Guardian