Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër
Lokale

Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër

17.Jul.2020 14:38
0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Sipas tij, Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi! 

Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc, përjashtohet vetëm 1 shqiptarë
Arifi pas nënshkrimit të koalicionit në Bujanoc: Historia po përsëritet në vitin 2020!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration