Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc, përjashtohet vetëm 1 shqiptarë
Lokale

Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc, përjashtohet vetëm 1 shqiptarë

17.Jul.2020 14:32
0

Pas disa javë diskutimeve është arritur marrëveshja brenda 4 subjekteve shqiptare për të formuar shumicën në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit të cilët numërojnë 25 këshillëtarë, shkruan Titulli.com.

Në bazë të kësaj marrëveshje kryetari i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi nga Partia Demokratike, kryetari i kuvendit nga radhët e PVD-së dhe zëvendës/kryetari i komunës nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Pjesë e kësaj marrëveshje nuk është Unioni Demokratik Shqiptar i cili ka fituar 1 mandat në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.com.

Sipas marrëveshjes pozitat  ndara për partnerin e mundshëm serb lokal nëse i bashkohet më vonë këtij koalicioni, subjekete politike shqiptare do të heqin dorë nga pozitat e tyre.

Deri në mbajtjen e seancës konstituive të kuvendit komunal mbtetet të shihet se a do t'i bashkohet këtij koalicioni edhe ndonje subjekt politik serb.

Vlen të theksohet se për arritjen e kësaj marrëveshje është angazhuar drejtë për drejtë Tirana zyrtare./Titulli.com/

Arifi për shkëmbimin e territoreve: Plan B ndaj Alkesandër Vuçiqit
Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration