Arifi pas nënshkrimit të koalicionit në Bujanoc: Historia po përsëritet në vitin 2020!
Lokale

Arifi pas nënshkrimit të koalicionit në Bujanoc: Historia po përsëritet në vitin 2020!

17.Jul.2020 14:59
0

Partia Demokratike lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes 4 subjekteve politike shqiptare për të qeverisur me komunën e Bujanocit ka vlerësuar se s ajo që u premtua gjatë fushatës zgjedhore, sot në zyrën e PD-së u kurorëzua vullneti i shumicës shqiptare për të bashkëqeverisur, shkruan Titulli.com.

"Të vetdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, veçanarisht në rrethanat aktuale politike, dhe të përgjegjshme ndaj gjithë qytetarëve e të përkushtuar për të siguruar një qeverisje të mirë në Bujanoc, me ndërmjetësimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Bujanoc PD, PVD, LPD dhe APN kanë nënshkruar marrëveshje të koalicionit për bashkëqeverisje lokale për mandatin 2020-2024", thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas ketij njoftimi marrëveshja e ditës së sotme ka ardhur pas shumë takimeve të partisë fituese PD me të gjitha subjektet politike shqiptare në zyrat e PD-së në Bujanoc, duke filluar menjëherë nga çertifikimi i rezultateve të 21 qershorit.

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi është shprehur se historinë në vitin 2002 e ka shkruar duke u bë kryetari i parë shqiptar në Komunën e Bujanocit.

"Historinë po e përsëris tash në vitin 2020 duke e bërë për herë të parë Koalicionin me Shqiptarët i cili do të udhëheqë Komunën e Bujanocit. Fjalën ja dhashë, dhe fjalën e mbajta", theksoi Arifi.

 

Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër
Kamberi falënderon ministrin shqiptar Gent Cakaj për koalicionin në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration