Humanisti Halil Kastrati: Do të ndihmojmë 100 familje në Preshevë gjatë Ramazanit
Humanisti shqiptarë, Halil Kastrati i njohur në opinion me aktivitetet e tij në kuadër të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" ka paralajmërur një aksion humanitarë në komunën e Preshevës.Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebuk gjatë takimit me kryetari e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, shkruan Titulli.com.
“Me kryetarin Arifi morëm vendim që të bëhet një aksion i madh humanitar në Preshevë ku ditën e fundit të Ramazanit të ndihmohen 100 familje nevojtare në Preshevë ku komuna do ti përzgjedh familjet dhe nga Jetimat e Ballkanit do të jenë ndihma me pako ushqimore”, ka shkruar Kastrati.
Ai është shprehur se ka pasur edhe një takim me disa biznesmen të Kosovës në fushën e blegëtorisë./Titulli.com/