Bujanoci ndan 544 bursa për studentët (rezultatet)
Lokale

Bujanoci ndan 544 bursa për studentët (rezultatet)

05.Mar.2013 20:26
0
Komuna e Bujanocit ka shpallur listën me 624 emra të studentëve të cilët kanë aplikuar për bursa studentore. Sipas listës së shpallur, bursën e kanë fituar 544 studentë nga viti i parë i studimeve e deri në kandidatin e fundit që gjendet në listën pozitive dhe që studjon në vitin e dytë të doktoraturës. 80 studentë me adresë banimi në Bujanoc nuk kanë përmbushur kushtet për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës që ndahen nga buxheti i komunës së Bujanocit. Sipas njoftimit të komisionit, kandidatët që nuk janë përzgjedhur dhe që e vlerësojn si të këtë të padrejtë, ankesat e tyre mund t’i dorëzojn më së voni shtatë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve (05.03.2013). Kryetari i Komisionit për bursa të studentëve Arbër Pajaziti, në njoftimin e dërguar, shkruan se në mbledhjen e ardhëshme do të bëhet klasifikimi i studentëve dhe në bazë të suksesit të tyre do të bëhet edhe ndarja e mjeteve. Këtë vit nga buxheti i komunës së Bujanocit, Këshilli Komunal ka marrë vendim të ndajë 10 milionë dinarë për bursa të studentëve./Titulli.com/ KLIKO për të shkarkuar listën me kandidatët me rezultate pozitive KLIKO për të shkarkuar listën me kandidatët me rezultate negative
“Gazetarët” e trillimeve po dëmtojnë informimin shqip në Luginë
“PD gënjen qytetarët”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration