“PD gënjen qytetarët”
Lokale

“PD gënjen qytetarët”

05.Mar.2013 12:02
0
(i plotësuar, 14:00) Nuk ka asgjë të vërtetë rreth hyrjes në koalicion të Partisë për Veprim Demokratik me Partinë Demokratike të Nagip Arifit. “Ky është vetëm një manipulim me popullatën dhe një dezinformatë e projektuar nga individë të caktuar të PD-së”, tha për Titullin Driton Rexhepi, anëtarë i kryesisë së përgjithshme të Partisë për Veprim Demokratik. Sipas Rexhepit me lojëra të tilla partia e Nagip Arifit mundohet të mbulojë frustrimet të cilat janë paraqitë në këtë subjekt. “Me veprime të tilla dezinformuese PD tenton të shpërqendrojë vëmendjen e qytetarëve për joefikasitet në realizimin e projekteve të caktuara, si dhe premtimeve të fushatës që nuk po i realizon”, u shpreh Rexhepi. Ai thotë këto dezinformata që plasohen në opinion bëhen edhe duke pasur parasysh pakënaqësitë e anëtarëve të këtij subjekti politik shqiptarë që udhëheq komunën e Bujanocit, e të cilat u panë në mbledhjen e fundit të saj. Vlen theksuar se sot në postën elektronike të Titullit si dhe portalet tjera, ka arrit një komunikatë për opinion nga emaili i regjistruar me emrin “PVD Bujanoc”, mirëpo informatat që bartë ky email kanë rezultuara të pavërteta dhe janë mohuar nga zyrtarët e PVD-së në Bujanoc./Titulli.com/ *********************************************************************************************************************** KOMUNIKATË Në mbledhjen e fundit të degës së PVD-së në Bujanoc, kryesia e këtij subjekti politik, ka marrë qëndrim që ta shqyrtojë ftesën publike të kryetarit të komunës së Buajnocit, për kyeçje në koalicion. PVD, shum shpejtë do ti dërgojë kërkesat e veta PD-së dhe për hirë të votuesve të cilët ia kanë dhënë besimin, dega në Bujanoc do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të komunës së Buajnocit. Në mbledhjen e kryesisë të degës së PVD-së në Bujanoc ka patur shumë mos marrëveshje, situata aktuale politike Me të cilën është duke u përballur popullata shqiptare, është vlerësuar jo e kënaqshme dhe për kët, PVD në Bujanoc do të angazhohet me të gjitha forcat që ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve, në këtë komunë. Kërkesat e PVD-së për të hyrë në koalicion nuk do të jenë, për interesa personale apo partiake, por në të mirë të qytetarëve. PVD ka shqyrtuar edhe aktivitetet e fundit të partnerëve të opozitës të cilët intenzivisht janë duke zhvilluar takime me PD-në për kyçje në koalicion, andaj vlersojmë se me këtë gjest ne nuk jemi duke shkelur marrëveshjen, e cila, vetëmse është shkeluar nga LPD dhe UDSH./Titulli.com/
Bujanoci ndan 544 bursa për studentët (rezultatet)
RD dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration