Sistemi furnizues me ujë të pijshëm sot në orët e para të mëngjesit ka pësuar një defekt dhe si pasojë uji ka vërshuar katet përdhese të shtëpive
Rruga “Cara Lazara” e cila gjendet në afërsi të pompës së benzinës “NIS” që lidhë Bujanocin me magjistralen E75, që shpie në drejtim të Preshevës, sot ishte e mbuluar me ujë, si të ishte një “liqe”.
Deri te ky vërshim i ujit ka ardhë si pasojë e shpërthimit të gypit të ujësjellësit, ndërsa banorët e shtëpive përreth nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Në bazë të fotografive të bëra në vendin e ngjarjes, përveç shtëpive, shohim se dëme kanë pësuar edhe punëtoritë e automekanikëve të cilat janë të vendosur në këtë rrugë.
Si pasojë e këtij shpërthimi pjesë të ndryshme të qytetit nuk furnizoheshin me ujë, ndërsa në terren janë edhe punëtorët e ndërmarrjes së “Komunalisë” për të rregulluar këtë defekt.
Nuk është hera e parë që në këtë komunë të shpërthejnë gypat e ujësjellësit. Amortizimi i qypave shpesh ka bërë që në pjesë të ndryshme të qytetit të kemi avari të ngjashme./Titulli.com/