Lokale
Beqiri: Të kthehet lapidari në Preshevë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri ka thënë se edhe matej ekzistojnë tensione në komunat Bujanoc dhe Preshevë
Këto komente Beqiri i ka bërë duke i lidhur me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë dhe atë të Xhandarmërisë serbe në fshatin Lluçan, duke thënë se këto probleme tani janë në duar të komunave Bujanoc dhe Preshevë dhe Ministrinë e Drejtësisë e cila edhe ka marrë vendimin për heqjen e lapidarit, transmeton JugPress.
“Lapidari kushtuarë dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së duhet të kthehet, ndërsa Kuvendi Komunal i Preshevës t’i caktojë një vend se ku do të vendoset”, vlerëson Beqiri.
Ai është për ate që “problemi me lapidarët të zgjidhet në mënyrë paralele përmes dialogut dhe t’i iket tensionimit që kishim deri më tani rreth këtyre çështjeve”.
Beqiri mendon se Shqiptarët dhe Serbët të cilët jetojnë në këto dy komuna “janë më të mençur se politikanët”.
“Ne asnjëherë nuk kemi pas probleme mes veti, kryesisht në Bujanoc pasi që në Preshevë ka pak serb. Besojë se ashtu do të mbetet. Është normale që janë të frikuar shqiptarët dhe serbët për shkak të këtyre ngjarjeve, mirëpo njerëzit këtu jetojnë së bashku. Ka raste kur Shqiptarët dhe Serbët punojnë në zyrën e njëjtë dhe kjo nuk ndikon tek ta”.
Në pyetjen se a shfrytëzohet Këshilli Nacional Shqiptarë për politikë ditore në mes të shqiptarëve, Beqiri është përgjigjur dhe ka marrë si shembull se si bashkëpunimin më të mirë e ka me kryetarin e Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviqin , mirëpo jo edhe me kryetarët e komunave të Bujanocit Nagip Arifin dhe të Preshevës Ragmi Mustafën pasi ata këtë institucion e shikojnë nga këndi partiakë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!