Bujanoc: PVD triumfon në zgjedhjet lokale
Lokale

Bujanoc: PVD triumfon në zgjedhjet lokale

24.Apr.2016 07:59
0
Sipas rezultateve preliminare të marra nga shtabet zgjedhore të partive shqiptare në Bujanoc Partia për Veprim Demokratik është fituese e zgjedhjeve lokale me 5950 vota, e pasuar nga Partia Demokratike me 4461 dhe Lëvizja e Progrersit Demokratik me 2024 vota, ndërsa partitë tjera numrin e votave tjera. Vlen të theksohet se akoma se kemi numrin e votuesve ne vendvotime serbe.

 

Mbylllen vendovotimet në komunën e Bujanocit, rezultatet live 

Sipas Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc janë mbyllur të gjitha vendvotimet dhe ka filluar  numërimi i votave

(18:05): Bujanoc: Deri në orën 16:00 janë regjistruar  afro 15 mijë votues

KKZ në Bujanoc bënë të ditur se dalja më e vogël  është evidentuar në vendbanimet shqiptare, ndërsa nga numri i përgjithshëm  i votuesve prej 42, 288 dalja është afro 35% i numrit të përgjithshëm.

 

(17:55): CeSID: Deri në orën 17:00 kanë votuar 43,5 %

Sipas të dhëna të CeSID dalja e përgjithshme deri në orën 17:00 është 43,5%, në Beograd dalja është 39,5%, Në Vojvodinë 42,8% dhe Serbinë Qendrore 45,9%. 

 

(15:15): KKZ në Bujanoc: Deri në ora 13:30 kanë votuar rreth 30% e qytetarëve

Deri në ora 13 e 30 minuta në komunën e Bujanocit kanë votuar rreth 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, tha për portalin informativ Titulli.com, Fejzi Beqiri, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc.

Në komunën e Bujanocit në ora 07:00h janë hapur 56 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 42.288 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve.

 

(13:45): Musliu: Qytetarët të mobilizohen për zgjedhje 

Në vendvotimin numër 8 në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatin Konçul ka votuar kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu.

Musliu duke ftuar qytetarët të mobilizohen për dalje në zgjedhje, u shpreh që “këto zgjedhje janë të rëndësishme për komunën e Bujanocit dhe Luginën e Preshevës”.

 

(10:54): .Voton Shaip Kamberi, urojë për zgjedhje të qeta 

Në vendvotimin numër 3 në Tërnoc në ora 10:00 votoi Shaip Kamberi, kryetar i degës së Partisë për Vperim Demokratik në Bujanoc.

Në një prononcim për portalin informativ Titulli, Kamberi tha që “pret që zgjedhjet të jenë të qeta, që qytetarët të dalin masovisht në zgjedhje dhe të kalojnë pa ndonjë incident në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Krytari i komisionit në vendvotimin numër 3, Bunjamin Avdiut, tah se në këtë vendvotim janë të regjistruar 1.177 votues dhe deri në ora 10:05h kanë votuar 160 votues.

Sipas fjalëve të tij, deri më tani votimi është duke shkuar me rregull, pa ndonjë problem, vendvotimi është hapur me kohë, në ora 07:00h, ndërsa votuesi i parë ka votuar në ora 07 e 12 minuta./Titulli.com/

 

(10:40) : Nagip Arifi voton

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagpi Arifi ka votuar në vendvotimin numër 1 në shkollën qëndrore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc  për zgjedhjet duke uruar që ky proces të kalojë i qetë dheqytetarët t'i përgjigjen ftesës dalje ne votime.

 

Peshevë: Votojnë Sinani dhe Arifi, ftojnë për zgjedhje demokratike e pjekuri politike

Në Preshevë kanë votuar Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë dhe Shqiprim Arifi, kryetar Alternativës për Ndryshim.

Ardita Sinani uroi për një mbarëvajtje të zgjedhjeve dhe qytetarët të tregojnë një pjekuri politike e qytetërim gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq, Shqiprim Arifi tha që “shpresoj që zgjedhjet të jenë demokratike dhe të qeta për një të ardhme domethënëse”.

(07:59)- Në Preshevë dhe Bujanoc hapen të gjitha vendvotimet

Në komunën e  Presshevë të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë me disa probleme të vogla teknike

Zeçirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë tha për Titulli.com se në komunën e Preshevës janë hapur të gjithë vendvotime gjithsejt 38 dhe të drejtë vote kanë 37474 votues.

“Janë hapur të gjitha vendvotimet me kohë dhe në disa vende ka disa probleme të vogla teknike, ëstë mungesa e poces verblit të prezencës dhe në 2 vendvotime mungon nga një fletëvotim”, theksoi Zeqiri për Titulli.com.

Ndërsa për komunën e Bujanocit, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhorë, Fejzi Beqiri ka thënë se vendvotime janë hapur dhe procesi po shkon mirë./Titulli.com/

Lugina gati për zgjedhjet lokale dha ato parlamentare
Daci: Lugina e Preshevës ka mbetur vetëm (video-intervistë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration