Daci: Lugina e Preshevës ka mbetur vetëm (video-intervistë)
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë obligim më tepër sesa moral për t'i ndihmuar Luginës së Preshevës, pasi që, siç thotë ai, kjo e fundit në vazhdimësi ka qenë gardiani kryesor i mostkurrjes së trojeve shqiptare.Këto komente akademik Daci i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se përderisa politika serbe dihet ndaj shqiptarëve në Luginë, elitës politike në Tiranë dhe në Prishtinë nuk po i del kohë as për të menduar dhe politikisht për t’i ndihmuar bashkëkombësit në Kosovën Lindore.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të duhej të angazhoheshin për të unifikuar subjektet politike shqiptare në Luginë, në mënyrë që të fuqizohen politikisht shqiptarët atje. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Luginë që sot të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.